GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama është edhe më i zi se Vuçiçi, shpopulloi vendin dhe tradhtoi Kosovën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama flet si zëdhënës i Vuçiç, synon ndarjen e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD,  Sali Berisha ka komentuar protestat qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se protestuesit kanë të drejtë ta quajnë atë “tradhtar”, pasi sipas tij Rama ka dëmtuar interesat kombëtare dhe ka tradhtuar Kosovën. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Rama është sjellë ndaj Kosovës “më i zi se Vuçiçi”, duke e akuzuar se vendosi sanksione ndaj qeverisë së Kosovës në një kohë kur, sipas tij, nuk duhej ta bënte një gjë të tillë.

Ai tha se kryeministri shqiptar ka mbrojtur qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vučić në forume ndërkombëtare, ndërsa ka ushtruar presion ndaj Prishtinës.

Berisha: Kështu që është protestë e qytetarëve, është protestë e fibrës qytetare. Dhe nuk ka gjë më të bukur dhe më të çmuar se kjo. Qytetarët vendosin të ngrihen për interesat e tyre dhe të vendit të tyre.

Ata i thonë Edi Ramës: ‘O tradhtar’.

Po në qoftë se ka njeri që ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët sa Edi Rama, nuk ka.

Dhe thonë, pse e quajnë tradhtar. Ai është sjellë me shqiptarët në Kosovë më i zi se Vuçiçi. Ai është njeriu që vuri i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, që s’duhet t’i vinte. Dhe këtej i thoshte Evropës që mos i kërkoni Vuçiçit të respektojë sanksionet ndaj Rusisë.

Ky bëhet avokat i Aleksandër Vuçiçit nga samiti në samit, duke u mburrur që nuk i duhet kërkuar këtij të respektojë sanksionet e ‘Big Brother’-it të tij, dhe vetë i vendoste sanksione Kosovës.

Pse? Sepse udhëheqja e Kosovës, me gjithë respektin, i tha që këtu vendimin e marrin qytetarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre, dhe jo ti me Vuçiçin edhe me të tjerë.

Ndaj dhe jo tradhtar, por super-tradhtar.

Hynin në pazare… Ç’punë kishte Shqipëria të ndërmjetësonte, të bëhej shkesi për pazaret në kurriz të Kosovës? Kurrën e kurrës.

Kërkonte tërheqjen patjetër të Rusisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë–Serbi. Dhe kërkonte, bashkë me Vuçiçin, konferencë ndërkombëtare, në një kohë kur ndërkombëtarët pro-shqiptarë e kishin përzënë Rusinë. E kishin përzënë me qëllim Rusinë.

Dhe kishin marrë vetë, kishin caktuar një ndërmjetës të Bashkimit Europian, i cili bashkëpunonte ngushtë me ndërmjetësin e Departamentit të Shtetit për të ndërmjetësuar.

Ky thoshte të bëhet një konferencë ndërkombëtare tani, sepse kështu i thoshte Vuçiçi.

Por tradhtia më e madhe e tij ndaj shqiptarëve është gjenocidi që ai ka bërë me përzënien e 1.1 milion shqiptarëve, sipas të dhënave të Eurostat-it, vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian, pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Europës dhe të botës.

Kështu që është tradhtar i shkallës më të lartë.

Është plaçkitësi më i madh i shqiptarëve.

4 miliardë euro është plaçka e Portit të Durrësit. 4 miliardë euro, absolutisht!

Dhe tani pallatet e Dubait të ‘1001 netëve’ të tij po futen në rërë, po fundosen në rërë.

Etiketa: berishaRamaVucic

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Para
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk u ndahet protestuesve: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga me ulërima dhe kore linçimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com