GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama vazhdon justifikimet: Është investim, ato para do rikthehen!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e reperit amerikan, Kanye West, që do të zhvillohet sot në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama u është sulur sërish qytetarëve për kritikat, duke u justifikuar se 4 milionë euro të shpenzuara për një natë janë investim që do të rikthehën sërish në buxhet.

Sipas Kryeministrit, më shumë se 4 milionë do të jenë të ardhurat që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit, ndërkohë shton se është vërtetë gjynah që diskutojmë këtë temë.

Koncertin e Kanye West, Rama e ka cilësuar edhe si marketing global për Shqipërinë dhe një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Në fund të postimit, Rama u shpreh se anulimi i koncertit do të kishte dëmtuar imazhin e vendit, teksa shtoi se Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota.

Postimi i Ramës:

GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë

Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, por VETLM KUSH NUK DO S’E KUPTON që ato 4 milionë janë një INVESTIM, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë të ardhurat që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit – është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë.

Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është MARKETING GLOBAL PËR SHQIPËRINË, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.

“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë! (Nga koncerti Kanye West pak javë më parë, Stambolli pati mbi 100 milionë Euro vlerë të shtuar).
Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë. Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.

Etiketa: investimKryesore1RamaWest

Lajme të lidhura

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës
Aktualitet

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Para
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës
Aktualitet

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26

Protestuesit janë grumbulluar në “Sheshin Skënderbej”, pas përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë gjatë tubimit në Tiranë. Të rinjtë protestues...

Lexo më shumë
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com