GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, akuzoi Taulant Ballën se ka paraqitur pretendime të pavërteta në Strasburg për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Sipas Zhupës, në atë zonë nuk ka ekzistuar kurrë  më parë një aeroport ndërkombëtar, por vetëm një pistë provash e ndërtuar nga italianët rreth 15 kilometra më larg, e përdorur për avionë të vegjël.

Ajo theksoi se një pistë e tillë nuk mund të përdoret si argument për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina dhe infrastrukturë shoqëruese, që sipas saj dëmton habitatet dhe ekosistemin e mbrojtur. Zhupa shtoi se Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e Vjosë-Nartës dhe se zhvillimi i aeroporteve duhet të bëhet në vende që nuk rrezikojnë natyrën dhe biodiversitetin.

“Mashtrimi i Taulant Ballës në Strasburg për aeroportin në zonën Vjosë-Nartë, nuk i reziston fakteve. Për të justifikuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, në zonë të mbrojtur, ai pretendoi se në atë zonë ka ekzistuar më parë një aeroport. E pavërtetë.

Ajo që ka ekzistuar ishte rreth 15 km më larg, dhe nuk ishte aeroport ndërkombëtar, por një pistë provash e ndërtuar nga italianët për stërvitjen e pilotëve, për avion të vegjël. Kurrë nuk ka patur aeroport aty!!! Pas braktisjes, pista u degradua, natyra e rimori territorin dhe për këtë arsye zona u shpall e mbrojtur.

Por edhe sikur të pranohej ky krahasim, ai rrëzohet nga vetë logjika. Një pistë e vogël nuk mund të përdoret si justifikim për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar me terminal, pistë, godina, rrugë lidhëse, parkime dhe gjithë infrastrukturën shoqëruese që copëton habitatet, dëmton shpendët dhe shkatërron një ekosistem të mbrojtur.

Është njësoj sikur të thuash se, meqë dikur ka qenë një kasolle peshkatarësh diku, sot ke të drejtë të ndërtosh kulla aty..

Shqipëria ka detyrime kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e kësaj zone, sipas legjislacionit shqiptar, rregullave të Bashkimit Europian dhe Konventës së Bernës. Këto nuk mund të anashkalohen me argumente të rreme apo krahasime që nuk qëndrojnë.

Vlora dhe jugu meritojnë aeroporte, por me standarte që nuk rrezikojnë as avionët nga shpendët në motorr, as shkatërrimin e natyrës dhe habitateve. Mundësitë për të ndërtuar ishin të shumta por donin aty ku mund të shkatërronin një zonë të mbrojtur që ishte pikasur për resorte më pas dhe ju duhej edhe një aeroport për lehtësi”,- shkruan Zhupa në fb.

Etiketa: ballaStrasburgZhupa

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

As Edi Rama, as Kanye West s'i mposhtin dot flamingot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com