GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama i lëpihet Gysit”/ Berisha sulmon kryeministrin: Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën  Agasit Junior
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dekorimit të Bardhyl Agasit gjatë një aktiviteti të Partia Socialiste e Shqipërisë në Durrës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson dekorimin e Bardhyl Agasit si një “akt të rëndë”, duke e lidhur atë me djalin e tij, Ergys Agasi, ndaj të cilit ngriti akuza të forta për përfshirje në afera kriminale dhe korrupsion.

Sipas Berishës, Ergys Agasi është “koordinator i karteleve të drogës” dhe i përfshirë në çështje që lidhen me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përfshirë vjedhjen e të dhënave dhe abuzime me tendera publikë.

Berisha deklaron se “Rama beson se duke e ngjitur më lart në shtyllën e turpit Agasin Babë, do të arrijë t’i mbyllë gojën Agasit Junior”.

Reagimi

Pas përgjërimit disa ditë më parë për “virgjëreshën e korrupsionit”, Lindën e gjorë të AKSHI-t, Edi Rama kreu dje në Durrës një tjetër akt të rëndë lëpirje publike. Këtë herë ndaj vetë Ergys Agasit, duke dekoruar me pompë dhe salltanet babanë e tij, Bardhyl Agasin, si “qytetar shembullor” të Durrësit, me meritë të vetme ndaj qytetit, kapo-mafian Gysi.

Socialisti i dekoruar nga Rama është babai i Ergys Agasit, koordinatorit famëzi të kartelave më të fuqishme të drogës në Evropë dhe kreut të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t. Gysi famoz akuzohet si organizator i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të biznesmenëve e punonjësve në AKSHI —kopshtit privat të Edi Ramës. Ai është autori i krimeve më të rënda shtetërore, që nga vjedhja dhe eksportimi i të dhënave më private të qytetarëve shqiptarë, e deri te zhvatja e qindra milionë eurove në tendera publikë dhe pasuri publike. Ky është njeriu që mban qindra e mijëra video, regjistrime, foto dhe dokumente komprometuese për Ramën, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit, baxhanakun Armand Frangu e të tjerë.

Në fakt, nuk dihet nëse Bardhyl Agasi ka përfituar nga pronat dhe pasuritë e vjedhura prej Ergysit, apo nëse ka hapur ndonjë shishe 36 mijë euro Romanée-Conti si Rama me të birin. Por, deri më sot, ai nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka kërkuar kurrë falje që rriti një nga monstrat më të mëdhenj të krimit dhe as nuk ka dënuar krimet e të birit.

Prandaj, dekorimi i tij është një fyerje dhe poshtërim i rëndë. Është fyerje për çdo socialist të ndershëm që sheh se dekoratat e qeverisë shkojnë për familjet mafioze, dhe njësoj është fyerje për qytetarinë durrsake e për çdo shqiptar.

Këtë kreu i meduzës së krimit, Edi Rama, e di shume mirë. Ai e di gjithashtu se kjo dekoratë do të përbënte lajm botëror. Sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: “Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit”.

Ky është gjithashtu një paralajmërim i fortë dhe serioz për prokurorinë: “Mos guxoni të hetoni apo të kërkoni pasuritë e krimit të Agasit Junior te Agasi Babë (fisniku mafioz i PS-së), sepse do të ndëshkoheni rëndë”.

Pavarësisht këtij turpi, Edi Rama e ndërmori këtë akt sepse ai dhe familja e tij janë pengje të krimeve të veta, të faktuara dhe të dokumentuara mirë në arkivin e Gysit. Rama beson gabimisht se duke e ngjitur më lart në shtyllën e turpit Agasin Babë, do të arrijë t’i mbyllë gojën Agasit Junior. Drejtesia vonon por nuk harron!

 

Etiketa: agasiberishaRama

Lajme të lidhura

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte
Aktualitet

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte

23:36 - 09/07/26
Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
Aktualitet

Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

23:03 - 09/07/26
Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

21:23 - 09/07/26
Para
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte
Aktualitet

Atentat në Laç, 40-vjeçari me 4 mbiemra vritet me breshëri plumbash në hyrje të pallatit ku banonte

23:36 - 09/07/26

Një 40-vjeçar u vra mbrëmjen e sotme në lagjen Erdogan të Laçit me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar....

Lexo më shumë
Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)

23:03 - 09/07/26
Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

21:23 - 09/07/26
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

21:16 - 09/07/26
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

20:14 - 09/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com