GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ramën dhe Vuçiç i bashkon krimi”, Berisha: Dumani vriste për bandat e kryeministrit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ramën dhe Vuçiç i bashkon krimi”, Berisha: Dumani vriste për bandat e kryeministrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar si të lidhur me bandat kriminale në vend. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ai tha se hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në e penguan lidhjet e kreut të qeverisë me bandat e Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës.

Berisha akuzoi kryeministrin se atë me presidentin serb Alexandër Vuçiç i bashkon krimi, ndërsa shtoi se Rama drejton një organizatë kriminale.

“Faji nuk është te Europa. Ajo ka problemet e veta. Çdo organizim ka problemet e veta, por nuk janë kurrë këto problemet të cilat na lanë ne 8 vite me zero progres dhe na futën në skema të tjera të cilat mund të devijojnë përfundimisht rrugën e integrimit. Çfarë na pengon ne? Ne na penguan lidhjet e Edi Ramës me krimin. Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Tiranës. Një serial killer që vret për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk dinte lidhjet direkte të Ramës me bandën e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës? Cili nuk i dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës, me Suel Celën dhe Begon? Të gjithë i dinin. Tani ato kanë dalë sheshit. Disa muaj më parë në mediat botërore ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit. Tani del qartë se Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin. Dokumente të pakundërshtueshme, akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale. Ky dymetrosh thotë se “unë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus dorën në xhepa”. Ky vjedh në çdo firmë. Lexoni se si u ka dhënë ministrave të tij statusin e investitorit strategjik. Lexoni se si shpërbën parkun e Butrintit, këtë pasuri përrallore të shqiptarëve vetëm e vetëm për të shndërruar 800 ha të tij në resorte, vila të klientelës së tij. Çfarë do të thotë kjo? Ne çdo ditë duhet ti themi vetes pse e Rithemeluan anëtarët PD-në? Misioni ynë është shkurtimi i jetës së qeverisë së Ramës”, tha Berisha.

Etiketa: berishaRamaVucic

Lajme të lidhura

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:26 - 15/07/26
Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës
Aktualitet

Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës

12:46 - 15/07/26
Para
Humbi familjen në luftë, 6-vjeçari i shkruan letër Boris Johnson

Humbi familjen në luftë, 6-vjeçari i shkruan letër Boris Johnson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Yamal “kërcënon” hapur Francën: Duhet të keni frikë nga ne, ju kemi eliminuar edhe më herët
Sport

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

15:29 - 15/07/26

Ndërsa Lamine Yamal festonte 19 vjetorin e tij të lindjes me kualifikimin për në finalen e Botërorit 2026, në Esplugues...

Lexo më shumë
Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

Tentuan t’i grabisnin kursimet një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

15:06 - 15/07/26
Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

Gjithë ditën në telefon, por të rinjtë shqiptarë nuk ia kanë haberin teknologjisë

14:47 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com