GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Range Roverin ma vodhën për 3 minuta’, flet sërish pronari i…

15:42 - 28/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Range Roverin ma vodhën për 3 minuta’, flet sërish pronari i…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Për ‘Gazeta Express’ ai tregoi se fillimisht atij nuk iu është dhënë informacion se iu është vjedhur makina.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjet përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informuar nga policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultuar, kur kanë thirrur në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vitesh e kam me datë se e kam lajmëruar policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë me më dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk doja të kthehem se nuk kisha dokument. Me iniciative timën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrur, as pa më marrë në pyetje. Mu desh me avokat me hap procedurën”, tha ai.

Ai shton se në atë kohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, e më pas ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.

“Ata e kanë shpreh edhe atëherë se kosovari ka mundur me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shkuar në Ambasadë të Kosovës atje janë interesuar. E kam lajmëruar edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai. Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.

“Me dokumente, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur ndizet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë ndez makinën time”, u shpreh ai.

Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.

“Dyshimet i kam pas gjithmonë… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garanci prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi. Mu ka kthyer një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura”, tha ai.

Kjo makinë dyshohet se u përdorë nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu flaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar. “Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Etiketa: Kryesore1makinatop channelvjedhur

Lajme të lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje
Aktualitet

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Zidane shumë pranë Tottenham?

Zidane shumë pranë Tottenham?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com