GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

RAPORTI/ 92% e primeve të sigurimit janë në Tiranë, pjesa tjetër e vendit krejt “e zbuluar”

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
RAPORTI/ 92% e primeve të sigurimit janë në Tiranë, pjesa tjetër e vendit krejt “e zbuluar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

92% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës.

Të dhënat nga raporti i Gjeografisë së Sigurimeve, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar ka një shkallë shumë të lartë përqendrimi në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka një mbulim të papërfillshëm me prime sigurimi ndaj fatkeqësive natyrore.

Vitin e kaluar, primet e sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës arritën vlerën e 2.05 miliardë lekëve ose rreth 17 milionë Eurove. Kjo shumë përkthehet në vetëm 6 Euro prime sigurimi në vit për frymë ose rreth 22 Euro për familje.

Veç arsyeve të kuptueshme, të lidhura me diferencat në zhvillimin ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit, përqendrimi i këtij produkti në kryeqytet lidhet shumë edhe me tregun e pronave. Sipas kompanive, ndërgjegjësimi për sigurimin vullnetar të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shumë i ulët dhe ky produkt dominohet nga sigurimi, faktikisht i detyrueshëm nga ana e bankave, për pronat që janë lënë si kolateral për kreditë bankare.

Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e blerjeve të pasurive të paluajtshme financohen me kredi dhe duke qenë se tregu i pronave dominohet nga Tirana, edhe primet e sigurimit nga katastrofat janë tejet të përqendruara në Tiranë.

Një arsye që e rrit edhe më shumë përqendrimin e primeve në Tiranë është vlera e pronave të siguruara. Duke qenë se në Tiranë vlera e pronës apo e përgjegjësisë së siguruar është më e lartë, atëherë edhe primet e sigurimit janë në vlera më të mëdha. I matur si numër kontratash, përqendrimi i këtij produkti në Tiranë është disi më i ulët, me rreth 80% të totalit të kontratave të sigurimit.

Vitin e kaluar, në Shqipëri u shitën rreth 52 mijë polica për sigurimin e pronës nga katastrofat, nga të cilat mbi 41 mijë në Tiranë. Megjithëse të dhënat e Censit të Banesave nuk janë të përditësuara në më shumë se një dekadë, vlerësohet se numri i pronave të siguruara është shumë i ulët në raport me numrin total të tyre.

As tërmeti i vitit 2019 nuk e shkundi ndërgjegjësimin për të siguruar pronat nga fatkeqësitë. Siguruesit besojnë se një nga arsyet pse shqiptarët nuk i sigurojnë pronat është fakti se shteti vazhdon të marrë përsipër t’i zhdëmtojë në këto raste, siç ndodhi me programin e rindërtimit.

Pas tërmetit, u rikthyen diskutimet rreth mundësisë ngritjes së një skeme të detyrueshme kombëtare për sigurimin nga katastrofat. Drafti i përgatitur me konsulencën e Bankës Botërore parashikonte ngritjen e një entiteti publik që do të menaxhonte këtë skemë, sipas modelit të Turqisë.

Por, edhe ky draft u la mënjanë dhe deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë nismë zyrtare ligjore për të ngritur një skemë të tillë./MONITOR

Etiketa: monitorPrimeraport

Lajme të lidhura

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti
Aktualitet

Arsimi fillor në rënie, Shqipëria humbet rreth 6 mijë nxënës brenda një viti

08:53 - 09/09/26
Para
Armë e municion në banesë, në pranga 38-vjeçari në Kurbin

Plagosje me armë zjarri në Laç, 60- vjeçari dërgohet te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com