GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti që ngre alarmin: Lumi i Tiranës dhe Ishmi të ndotura me fekale

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti që ngre alarmin: Lumi i Tiranës dhe Ishmi të ndotura me fekale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy nga gjashtë basenet kryesore lumore në vend u klasifikuan në kategorinë më të ulët të cilësisë së ujërave sipërfaqësore gjatë vitit 2025, ndërsa një tjetër shënoi përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Këto janë konkluzionet e Raportit të Gjendjes në Mjedis 2025, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Basenet Ishëm-Erzen dhe Seman renditen në kategorinë “Gjendje e keqe”, ndërsa Shkumbini ka kaluar nga “Gjendje e mirë” në “Gjendje e moderuar”, duke reflektuar ndikimin e vazhdueshëm të shkarkimeve urbane të patrajtuara, aktivitetit industrial dhe presionit nga bujqësia.

Raporti vëren se cilësia e ujërave mbetet përgjithësisht e mirë në burimet dhe rrjedhat e sipërme të lumenjve, por përkeqësohet ndjeshëm në segmentet që kalojnë pranë qendrave të banuara.

Sipas AKM-së, ndikimi i shkarkimeve urbane, industriale dhe bujqësore mbetet faktori kryesor që ul klasifikimin e shumë stacioneve të monitorimit.

Përkeqësimi më i theksuar evidentohet në basenin Ishëm-Erzen, i cili klasifikohet në Klasën V – Gjendje e keqe.

Raporti identifikon si segmentet më problematike Lumin e Tiranës në stacionet Ura e Kamzës, Lanabregas dhe Yrshek, si edhe Lumin Ishëm dhe Erzenin në Urën e Beshirit.

Në këto pika monitorimi regjistrohen vlera të larta të Nevojës Biokimike për Oksigjen (NBO5), amoniakut dhe lëndëve ushqyese, tregues që sinjalizojnë ndotje të konsiderueshme nga shkarkimet urbane të patrajtuara.

Vetë raporti thekson se “afër zonave të banuara impakti i shkarkimeve urbane të cilat derdhen direkt të patrajtuara sjell klasifikim me një ndotje të lartë”.

Edhe baseni i Semanit rezulton në Klasën V – Gjendje e keqe, duke u përkeqësuar krahasuar me vitin 2024, kur ishte klasifikuar në Klasën IV – Gjendje e varfër.

Raporti lidh këtë rezultat kryesisht me gjendjen e lumit Gjanica në stacionin Ura e qytetit Fier, ku ndikimi i shkarkimeve urbane dhe industriale shoqërohet me nivele të larta të Nevojës Biokimike për Oksigjen, amoniakut dhe ortofosfateve, tregues të ndotjes së rënduar të ujërave.

Ndërkohë, Shkumbini shënoi përkeqësim gjatë vitit 2025, duke kaluar nga Klasa II – Gjendje e mirë në Klasën III – Gjendje e moderuar. Sipas raportit, ky ndryshim lidhet me përkeqësimin e disa treguesve të cilësisë, megjithëse pjesa më e madhe e parametrave vazhdon të mbetet brenda kufijve të lejuar.

Në anën tjetër, Vjosa dhe Drini vijojnë të ruajnë gjendjen më të mirë mjedisore ndër basenet e monitoruara.

Raporti i klasifikon të dy në Klasën II – Gjendje e mirë, me tregues fizikë, kimikë dhe biologjikë që mbeten brenda standardeve të përcaktuara nga Direktivës Kuadër të Bashkimit Evropian për Ujin.

Gjetjet e raportit tregojnë se ndarja mes lumenjve të ruajtur dhe atyre që kalojnë pranë zonave të urbanizuara po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Ndërsa segmentet malore vijojnë të ruajnë cilësi të mirë të ujit, presioni nga shkarkimet e patrajtuara dhe aktivitetet ekonomike po rëndon gjendjen e disa prej baseneve më të mëdha të vendit, duke i larguar ato nga objektivat e kërkuara për arritjen e një statusi të mirë ekologjik.

Etiketa: LumenjtëNdotjeraporti

Lajme të lidhura

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
Aktualitet

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit
Aktualitet

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

21:00 - 08/11/26
Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve
Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve

20:30 - 08/11/26
Para
Arsyet pse rikthimi i Mancinit në stolin e Italisë po shkakton polemika

Arsyet pse rikthimi i Mancinit në stolin e Italisë po shkakton polemika

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26

Aktivisti Mirjan Aliaj, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke...

Lexo më shumë
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

21:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com