GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i AMF/ Sigal i Avni Ponarit rriti fitimet por jo dëmshpërblimet, monopoli fitoi 11 mln euro më shumë pas ndryshimit të Ligjit

12:21 - 28/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i AMF/ Sigal i Avni Ponarit rriti fitimet por jo dëmshpërblimet, monopoli fitoi 11 mln euro më shumë pas ndryshimit të Ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në korrik të vitit 2024, Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile ndryshimeve në ligjin për ‘Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit’. Ky ligj i lobuar gjerësisht nga sektori privat pati disa ndryshime thelbësore dhe kishte si synim përafrimin me direktivat e Bashkimit Evropian. Dy risitë më të mëdha të ligjit ishin dëshmpërblimet më të larta në rast aksidenti, ngritja e një fondi kompesimi në varësi të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, që të garantonte qytetarët në rast se kompania e sigurimeve nuk do ti paguante, përfshirë edhe rregulla të reja për transparencën ku kompanitë detyroheshin që të publikojnë tarifat dhe praktikat e dëmshpërblimit.

Por çfarë ndodhi? Një raport i detajuar i Autoritetit të Mbikqyrjes Financare zbulon se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, përgjatë vitit 2025, kompanitë private të sigurimeve fituan rreth 11 milionë euro më shumë, krahasuar me një vit më pare, ndërsa dëmshpërblimet në total mbetën në rreth 23 milionë euro, pra njësoj me vitin 2024.

“Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – korrik 2025 kapën vlerën 15,473 milionë lekë, ose 8.98% më shumë se në janar – korrik 2024. Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 929,459 me një rritje prej 6.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.”-thuhet në raportin e AMF. 

Raporti i AMF nxjerr zbuluar Sigurimet/ Sigal rriti fitimet por jo

Pra, rritja e çmimeve nuk po kthehet te qytetarët në formën e dëmshpërblimeve. Kjo do të thotë se kompania arkëton më shumë, qytetari paguan më shumë por kthimi në dëmshpërblime nuk është i njëjtë.

“Gjatë periudhës janar – korrik 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,804 milionë lekë, ose 0.90% më shumë se në janar – korrik 2024.”-thuhet më tej. 

Raporti i AMF nxjerr zbuluar Sigurimet/ Sigal rriti fitimet por jo

Pas hyrjes së ligjit, kompanitë nisën rritje graduale të çmimeve, duke u justifikuar me kërkesën për kapital më të madh dhe dëmshpërblime të rritura.

Kjo është arsyeja pse në raportin e AMF për 2025 shohim rritje 9% të primit, por pa rritje reale të dëmshpërblimeve. Në raport shihet se primet janë rritur me 8.90% ndërsa dëmet me paguara me 0.9%.

Ky ndryshim duket se ka çuar ujë në një burim, që në këtë rast është kompania që ka zaptuar tregun për vitin 2025. Është kompania Sigal, e cila dominon tregun e sigurimeve në vend. Sigal ka rreth 38-40% të totalit të primeve në vend.

Raporti i AMF nxjerr zbuluar Sigurimet/ Sigal rriti fitimet por jo

Raporti i AMF nxjerr zbuluar Sigurimet/ Sigal rriti fitimet por jo

Raporti i AMF nxjerr zbuluar Sigurimet/ Sigal rriti fitimet por jo

Si është i ndarë tregu i sigurimeve të detyrueshme?

60% e tregut të sigurimeve dominohet nga sigurimi i makinave, MTPL. Krahasuar nga viti 2024, kur u lidhën 378 181 kontrata MTPL, në të njëjtën periudhë në vitin 2025, janë lidhur 412 248 të tilla.

Ndërkohë që sigurimet vullnetare, shëndeti, jeta prona sipas të dhënave zënë vetëm 40% të portofolit, duke ngritur një dyshim se në fakt qytetarët nuk blejnë siguracion sepse i besojnë por vetëm sepse detyrohen nga ligji. Rënie ka edhe në Sigurimin për Zjarret dhe Forcat e Natyrës.

Ndërkohë që AMF ka publikuar shifrat për primet dhe dëmshpërblimet, raporti nuk ka marrë në konsideratë një tjetër fakt. Sa kërkesa për dëmshpërblim janë refuzuar, sa janë vonuar dhe sa janë në proces gjyqësor. A nuk është pikërisht ky problemi më i madh i konsumatorëve?

Etiketa: Avni ponariKryesore1Sigalsigurime

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com