GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti i Bankës së Shqipërisë konstaton se është më e lehtë për individët të marrin një kredi

07:43 - 22/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i Bankës së Shqipërisë konstaton se është më e lehtë për individët të marrin një kredi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bankat lehtësuan standardet e kredisë konsumatore në tremujorin e dytë të vitit, duke ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, ndërsa janë më fleksibël me kolateralin që duhet lënë peng për të marrë një hua.

Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë me bankat tregtare, oferta në kredinë për individë ngelet e lartë dhe është lehtësuar më shumë për segmentin e kredisë konsumatore, ndërkohë që në kreditë për blerjen e banesave, standardet nuk ndryshuan nga një tremujor më parë. Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan si pasojë e shtimit të konkurrencës në sistemin bankar, por edhe prej perceptimit të bankave për rrezik më të ulët lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit.

Bankat raportuan marzhe më të ulëta interesi në kreditë normale dhe marzhe disi më të larta për kreditë e perceptuara si me rrezik më të lartë. Kushtet joçmim, nga ana tjetër, u raportuan më të lehtësuara, në sajë të shtimit të madhësisë së kredisë, kërkesave më të ulëta për kolateral në raport me kredinë e marrë, si edhe zgjatjes së maturitetit maksimal të kredisë.

Sipas bankave, lehtësimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit për rrezik më të ulët, si edhe e një tolerance më të lartë të bankave kundrejt këtij rreziku nga një tremujor më parë. Në tremujorin e tretë të vitit 2021, bankat presin t’i lehtësojnë më tej standardet e kreditimit për individët, sidomos në kreditë për blerjen e banesave.

Edhe kërkesa e individëve për kredi u perceptua dukshëm më e lartë në tremujorin e dytë të vitit, nxitur si nga kredia konsumatore, ashtu edhe ajo në blerjen e banesave. Sipas gjykimit të bankave, rritja e kërkesës për kredi nga individët i atribuohej nevojave më të larta për financimin e konsumit dhe blerjen e banesave, zhvillimeve aktuale e të pritura në tregun e banesave, përmirësimit të besimit konsumator, si edhe nivelit të normave të interesit.

Në tremujorin e tretë të vitit bankat presin që të vijojë shtimi i kërkesës për kredi nga ana e individëve, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për financimin e konsumit.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për individë arriti vlerën e 207 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej afërsisht 9% krahasuar me një vit më parë. Rritja më e lartë është në segmentin e kredisë për blerje banesash, me 11%, ndërsa kredia konsumatore ka shënuar një rritje më të ngadaltë, me 5.2%. Kredia konsumatore i ndjeu më shumë pasojat e krizës, çka, sipas, Bankës së Shqipërisë, reflekton natyrën e saj prociklike, duke qenë se ky produkt mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Ndaj, ulja e konsumit u reflektua menjëherë në ecurinë e kredisë konsumatore. Në pjesën e dytë të vitit, kredia konsumatore iu kthye rritjes, duke ndjekur përmirësimin e ekonomisë reale pas hapjes së ekonomisë./MONITOR

Etiketa: bankaindividekredi

Lajme të lidhura

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër
Breaking Views

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Para
Ndeshja për turin e dytë të Conference League, Teuta humb titullarin

Ndeshja për turin e dytë të Conference League, Teuta humb titullarin

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com