GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Raporti i ERRU për ujin: Banorët e Tiranës paguajnë shumë por s’kanë ujë 24/7ditë

14:10 - 14/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i ERRU për ujin: Banorët e Tiranës paguajnë shumë por s’kanë ujë 24/7ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka publikuar raportin vjetor për kompanitë e ujësjellësave ku krahas problemeve të ndryshme që evidentohen, bie në sy fakti se banorët e Tiranës paguajnë një tarifë të lartë për furnizimin me ujë ndërkohë që nuk kanë furnizim 24/7 ditë.

Erion Veliaj ka vendosur theksin tek ideja e tij për të ndërtuar një kryeqytet europian të rinisë por megjithëse është menaxheri i financave të bashkisë më të pasur në vend, bashkia e Tiranës ngelet një dështim përsa i përket furnizimit me ujë 24/7 ditë. Madje edhe bashkia e Kamzës ka parakaluar Veliajn sepse që prej vitit 2021 ndodhet në listën e bashkive që kanë furnizim të pandërprerë me ujë.

Por kësaj liste përveç bashkisë së Tiranës i bashkohet bashkia e Durrësit dhe e Patosit të cilat kanë fatura të kripura për banorët ndërkohë që ujësjellësit e tyre nuk ofrojnë shërbim uji të pandërprerë. Natyrisht  përjashtohet nga kjo listë bashkia e Korçës e cila ka tarifën më të lartë në vend për ujin e pijshëm por që prej vitit 2020 renditet tek bashkitë të cilat kanë patur sukses në këtë drejtim sepse ka furnizim me ujë 24/7 ditë ashtu si bashkia e Shkodrës.

Veliaj nga ana tjetër kujtohet për ujësjellësin vetëm kur bëhen tendera të cilët rezultojnë me flamur të kuq ku rasti konkret ka ndodhur në 1 shkurt. Në këtë rast U.K.T sh.a ka realizuar një tender me vlerë 69 milionë lekë të vjetra pa TVSH duke skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit për të shpallur fituese automatikisht Vojsava Zenelaj. Kompania e cila mbart emrin e personit fizik nuk e ka herën e parë që merr tendera nga U.K.T. sh.a pasi edhe herë të tjera ka marrë tender për uniformat e policisë bashkiake me vlerë 159 milionë lekë të vjetra drejtpërdrejt nga bashkia Tiranë. Tenderi ka patur mungesë konkurrencë duke sjellë rrezik të lartë për ekspozim ndaj korrupsionit dhe favorizim operatorësh sipas Open Data Albania.

Sipas raportit të ERRU-së, në fund të vitit 2020 si rezultat i investimeve që janë kryer në sektorin e ujësjellësit është realizuar furnizimi me ujë pa ndërprerje (24/7 orë) i 22 qendrave urbane, përkatësisht: Shkodër, Fushë Arrëz, Lezhë, Tropojë, Gramsh, Cërrik, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Fier, Sarandë, Himarë, Konispol, Tepelenë, Përmet, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Peqin, Poliçan dhe Këlcyrë.

Gjithashtu gjatë vitit 2021 si rezultat i investimeve nga pushteti qendror nëpërmjet AKUM me fondet me vlerë 9,4 miliardë lekë të vjetra u arrit përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për konsumatorët me një regjim 24/7 orë edhe për 7 qendra urbane, përkatësisht në Kamëz, Krujë, Rrëshen, Ersekë, Berat, Kuçovë dhe Memaliaj duke e çuar në total në 29 qendra urbane të banuara me regjim të pandërprerë të furnizimit me ujë.

Etiketa: Bashkia Tiranefurnizim te vazhdueshemkryesore2tarifa te shtrenjtaUKT

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS nxjerr kandidatët për 5 Bashkitë, Lushnja ende në diskutim

Non grata e Rakipit dhe Presidenti i ri, PS mbledh grupin parlamentar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje deputetëve: Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve

12:33 - 16/03/26

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Lexo më shumë
Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com