GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i ‘Freedom House’, PL: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës

14:42 - 24/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i ‘Freedom House’, PL: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me raportin e Freedom House për vendet në tranzicion, ku rendiste disa problematika për Shqipërinë. Në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se opozita nuk do të dorëzohet dhe as nuk do të kapitullojë përpara mafies shtetërore dhe narkoshtetit.

Ai tha se Partia e Lirisë, do të vijojë betejën dhe përballjen pa kompromis deri në triumfin e plotë të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies.

Deklarata

Konkluzionet e Organizatës “Freedom House” konfirmojnë qartësisht qëndrimet koherente të opozitës dhe të Partisë së Lirisë se Shqipëria prej vitesh ka rrëshkitur drejt një regjimi hibrid dhe një “junte korrupsioni” ku reforma në drejtësi ka dështuar, drejtësia bazë për shumë qytetarë mungon, qasja në të është përkeqësuar dhe ku sipas ekspertëve “sistemi gjyqësor… është në prag të kolapsit”. Sipas Freedom House, të gjitha këto probleme “kanë krijuar mosbesim tek drejtësia”. Ndërsa lidhur me hartën e re gjysqësore, ndajmë të njëjtim shqetësim se “ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë”. E mbështesim plotësisht konkluzionin e raportit ku evidentohet se “Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive. Ndikimi politik mbi gjyqësorin në rastet e korrupsionit vazhdojnë ende të jenë shqetësim”.

Si dhe e përshëndesim qëndrimin e “Freedom House” se “shumë institucione publike mbeten jofunksionale për shkak të korrupsionit të përhapur dhe kulturës së mosndëshkimit, duke minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”.

Shqipëria sipas raportit është nën një regjim ku krimi i organizuar ka kapur nivelet më të larta shtetërore, ku pandëshkueshmëria është kthyer në sistem dhe SPAK ende nuk ka vullnet për të hetuar seriozisht aferën e inceneratorëve, që siç thotë raporti dhe po siç opozita dhe veçanërisht Partia e Lirisë ka denoncuar më herët, shkon “shumë lart”, pra tek Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Duke folur konkretisht për çështjen e inceneratorëve, në raport thuhet se sipas vëzhguesve, nëse SPAK do të mund të provonte akuzat, ka të ngjarë të ekspozonte aktivitete korruptive të politikanëve të ndryshëm të lartë, përfshirë lidhjet me interesa të dyshimta dhe rrjete të krimit të organizuar.

“Shuma e saktë e parave të keqpërdorura të taksapaguesve mund të mos dihet kurrë, duke e bërë këtë skandal prokurimi një nga çështjet më të diskutueshme politike në vend”, thuhet me të drejtë në raport. Ndaj përsëritim thirrjen drejtuar SPAK për të përshpejtuar hetimet lidhur me këtë mega-aferë korrupsioni duke shkuar pikërisht “më lart” aty ku dhe shqiptarët kërkojnë, tek Edi Rama, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj për të vendosur njëherë e mirë drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vend. Me të drejtë “Freedom House” evidenton faktin se në Shqipëri mediat dhe shoqëria civile janë të kapura, duke cituar konkretisht se “shumica e mediave në Shqipëri zotërohen nga persona biznesi me lidhje të ngushta me politikanë dhe/ose rrjete të krimit të organizuar dhe shërbejnë si zëdhënëse për këto interesa”. “Anëtarët e lartë të qeverisë ndaluan gjithashtu disa gazetarë nga konferencat e tyre për shtyp kur pyetjet e tyre u konsideruan tepër të forta, siç ndodhi në një rast me pyetjet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka”, thuhet në raport.

Sipas “Freedom House” në vitin 2022, emisionet televizive të formatit të opinionit u bënë mjet kryesor për dezinformimin e nxitur nga interesat politike dhe lidhjet e pronarëve dhe jo nga faktet. Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, që përballën së fundmi edhe me dhunimin flagrant nga regjimi hibrid i Edi Ramës të së drejtës për të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të ndershme, janë më të vendosur se kurrë për të mos lejuar më rikthimin e autoritarizmit dhe çdo forme totalitarizmi, që po u imponohet nga “junta e korrupsionit” dhe një bande në pushtet, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe.

Farsa dhe masakra elektorale e 14 majit, krimet zgjedhore të mirëdokumentuara që kurrë nuk do të anashkalohen dhe as do të pranohen, bërja njësh e shtetit dhe policisë në krimet elektorale, përdorimi i mafies dhe parave të pista në funksion të blerjes së votës dhe tjetërsimit të saj, nuk do ta zmbrapsin opozitën, përkundrazi e motivojnë atë më shumë në betejën e saj legjitime, në misionin patriotik dhe kombëtar për Ndryshim, siç shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë e kërkojnë. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në Këshillat Bashkiakë, rikthimi i transparencës për çdo qindarkë që paguajnë taksapaguesit në çdo bashki të vendit do të nisë menjëherë. Nuk ka dorëzim dhe as kapitullim përpara mafias shtetërore, përpara narkoshtetit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij kudo ku janë. Por vetëm betejë, betejë dhe përballje pa kompromis deri në triumfin e plotë të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies!

 

Etiketa: largimRamaraporti

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Shpërdorim detyre, kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës në Fier

Shpërdorim detyre, kallëzohet në SPAK drejtori i Kadastrës në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri,...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26
Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

Pas barazimit në Firenze, Allegri: Për Ligën e Kampioneve duhet të kthehemi te fitoret

19:22 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com