GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Qeveria po detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Inteligjencës britanike, Këlliçi: Qeveria po detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka komentuar raportin e inteligjencës ushtarake britanike, ku thuhet se 40 % e atyre që kalojnë Kanalin Anglez me gomone, drejt Mbretërisë së Bashkuar janë shqiptarë.

Deputeti Këlliçi tha se shqiptarët pavarësisht se prej vitesh nuk janë luftë emigrojnë sepse detyrohen nga vjedhjet që u bën qeveria.

“Duke parë këtë tablo tmerri, kur shqiptarët janë të lirë për të lëvizur në Europë, vijnë nga një vend anëtar i NATO-s, kanë një pozicion gjeografik dhe klimë të mrekullueshme, nuk rrezikohen nga konflikte, sëmundje apo uria në shkallë të gjerë, atëherë përse rrezikojnë më shumë se bijtë e këtyre vendeve të sfilitura?
Përgjigja është: duke qenë europianë, duke i njohur dhe përqafuar parimet europiane të garës së ndershme, mundësive të barabarta, shtetit social, solidaritetit etj., dhe duke mos i parë të materializuara dhe të mundshme këto mundësi në atdheun e tyre, shqiptarët largohen. Duke parë se qeveria manipulon votat, vjedh me inceneratorët dhe fondet e BE, nuk ofron siguri jete për qytetarët, promovon elementët kriminalë në shoqëri, nuk ka prioritet arsimin dhe as shëndetësinë, shqiptari detyrohet të marrë rrugët e botës”, tha Këlliçi.

Duke u ndalur tek të dhënat e raportit britanik, Këlliçi shprehet se vendet e “tmerrit” si Irani, Afganistani, Iraku, Siria dhe Eritrea prodhojnë më pak emigrantë se Shqipëria.

“Sipas raportit britanik, ndër ata që e kanë kaluar Kanalin Anglez, në një periudhë 6 javore, 13 përqind janë iranianë, 12 përqind afganë, 7 përqind irakenë, ndërsa me 5 përqind janë sirianët dhe eritreasit. Kreun e tabelës e kapin shqiptarët me 40 përqind.”-deklaroi ai.

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona
Aktualitet

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26
Para
Berisha paralajmëron: Rama negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura, por së shpejti…

Droga në "Gjirin e Arushës"/ Berisha: E dërguar nga shoqata e ministrit të familjes Çuçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com