GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KiE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon

22:06 - 18/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i KiE: Shqipëria me ecurinë më të dobët ekonomike në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet e raonit, që kanë pasur ngadalësimin më të lartë të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate. Sipas raportit, rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vazhdoi të zbutet në tremujorin e dytë të 2022. Megjithëse ngadalësimi ishte më i butë se në tremujorin e parë dhe rritja mbeti në përgjithësi e lartë. PBB-ja e rajonit u zgjerua me 4.2% me bazë vjetore, krahasuar me 4.8% në tremujorin e mëparshëm. Ngadalësimi u shkaktua kryesisht nga një ecuri më e dobët në Shqipëri dhe Serbi.

Në Shqipëri, rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2% nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm, për shkak të tkurrjes së investimeve dhe konsumit publik. Pjesërisht kjo shpjegohet dhe nga baza e lartë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, konsumi privat dhe eksportet kanë mbetur të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes.

Në Serbi, rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3.9%, nga 4.3% në tre muajt e mëparshëm, pasi rritja e qëndrueshme në konsumin e familjeve dhe publike, si dhe kontributet më të moderuara të investimeve dhe inventarëve, u kompensuan nga kontributi negativ i eksporteve neto.

Në Kosovë, rritja reale e PBB-së u zbut në 2.1% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të 2022, kryesisht për shkak të konsumit më të ulët të qeverisë dhe rënies së formimit bruto të kapitalit fiks, duke reflektuar tkurrjen e investimeve publike. Rritja është mbështetur në konsumin e familjeve dhe eksportet e mallrave, kombinuar me zgjerimin e fortë të eksporteve të shërbimeve.

Në të kundërt, rritja ekonomike në Mal të Zi u përshpejtua ndjeshëm në tremujorin e dytë të 2022 në 12.7% në vit, nga 7.1% në tremujorin e mëparshëm. Ai u nxit kryesisht nga konsumi privat, si rrjedhojë e rritjes së pagave neto reale pas heqjes së kontributeve shëndetësore dhe rritjes së pagës minimale si dhe nxitjes së mëtejshme të punësimit, që u ndikua nga rimëkëmbja e turizmit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, ekonomia u rrit lehtë në 2.8% në vit, nga 2.4% në tre muajt e mëparshëm, e ndikuar nga një rritje e investimeve, pjesërisht për shkak të efekteve bazë, dhe përmirësimi i konsumit privat.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rritja reale e PBB-së u përshpejtua lehtë në krahasim me nga tre muajt e mëparshëm në 5.9%t, e nxitur kryesisht nga konsumi dhe investimet e familjeve.

Në tërësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u rrit me 4.2% në tremujorin e dytë të 2022, nga një normë mesatare rritjeje prej 4.8% në tre muajt e mëparshëm

Etiketa: Keshilli Evropianraporti

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
E BUJSHME/ Ikën Leao e vjen Broja? Milan takon ndërmjetësin e shqiptarit

E BUJSHME/ Ikën Leao e vjen Broja? Milan takon ndërmjetësin e shqiptarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com