GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka ngritur shqetësime për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në burgje dhe spitale psikiatrike në Shqipëri. Në fokus të raportit ishte Burgu i Shën Kollit në Lezhë, i cili po përballet me mbipopullim dhe kushte të vështira. Raporti thekson se mbipopullimi dhe mungesa e institucioneve mjekësore të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime mendore që kanë kryer vepra penale janë problemet kryesore.

“Mos respektimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për ngritjen e institucionit mjekësor të posaçëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, e vendosja e pacientëve të dënuar me masë mjekësore në regjimin penitenciar (IEVP Lezhë e Spitali i Burgut) jashtë kapaciteteve akomoduese, ka shkaktuar mos respektimin e standardeve të trajtimit njerëzor dhe dinjitoz që të gjithë individët duhet të marrin, sidomos në kushtet kur alokimet buxhetore nga institucionet përgjegjëse kanë qenë gjithmonë historike e jo të bazuara në nevojat reale të tyre. Në këtë drejtim, nevojitet një rikonceptim i angazhimeve të të gjithë aktorëve të përfshirë, duke nxitur në veçanti bashkëpunimin dhe rritjen e mbështetjes buxhetore. Për këtë arsye në përfundim të këtij auditimi është rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të krijojë një qasje gjithëpërfshirëse për të garantuar të drejtat dhe trajtim e duhur për personat me probleme të shëndetit mendor, adresuar çështjet, për të zgjidhur problemin e pacientëve rezidentë kronikë, si dhe zgjidhjes problematikave për të dënuarit me masë mjekësore,’-nënvizohet në raport.

Sipas KLSH, transferimi i të dënuarve nga Burgu i Zaharisë në Lezhë nuk u shfrytëzua në mënyrë optimale, duke sjellë rritje të numrit të të dënuarve mbi kapacitetet e institucionit. Deri në dhjetor 2023, në Shën Koll ishin 220 persona mbi kapacitetin, dhe situata është përkeqësuar gjatë vitit 2024.

“Gjatë vizitave në terren pranë institucioneve ku ofrohet shërbim shëndetësor i specializuar me shtretër, përfshirë këtu edhe IEVP Lezhë dhe Spitalin e Burgut, ka rezultuar se asnjë nga këto institucione nuk disponon mjetet dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar procesin sikundër kërkohet nga përcaktimet ligjore. Mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuar maksimalisht nga institucionet përgjegjëse, kjo pasi numri i individëve të akomoduar aty u rrit dhe vijon të rritet, gjë kjo e cila mund të çojë IEVP Lezhë po në të njëjtat kushte ku gjendej më parë Burgu i Zaharisë”, thuhet në raportin e KLSH.

Sipas ligjit të shëndetit mendor rishikimi për shifrat e të akomoduarëve duhet bërë brenda vitit por edhe pse administrata e Burgut të Lezhës ua ka kujtuar me një shkresë të gjitha gjykatave të rretheve kjo nuk ka ndodhur.

“Institucioni, nëpërmjet një vlerësimi të brendshëm, raporton se rreth 58 pacientë të dënuar me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe 65 pacientë të dënuar me masë mjekësore “shtrim i përkohshëm”, plotësojnë tre kriteret bazë për të kaluar në mjekim ambulator nën kujdesin e familjarëve. Po kështu, edhe 67 shtetas me masë mjekësore që kanë kryer vepra të lehta, të cilët ruajnë kontakte të rregullta me familjarët e manifestojnë sjellje e qëndrime të rregullta në institucion mund të kenë mundësi të mira për të vijuar trajtimin ambulator pranë familjeve”, thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti i KLSH ka evidentuar mungesa serioze në spitalet psikiatrike në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, ku kushtet në Tiranë dhe Elbasan janë më të rëndat për shkak të mbipopullimit dhe shërbimeve të kufizuara. Vetëm spitali i Shkodrës paraqet një gjendje relativisht më të mirë.

Etiketa: burgu i ShenkollitKLSH

Lajme të lidhura

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Para
E papritur, trajneri Roberto Bordin jep dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit

E papritur, trajneri Roberto Bordin jep dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com