GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i KLSH për “Zyber Hallullin”/ Zhupa: Tronditëse, dështuam të gjithë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhupa denoncon nga shkolla “Emin Duraku”: Tre vite pas tërmetit, e nxorën jashtë funksionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quajti një dështim të qeverisë, Ministrisë për çështjet Sociale dhe zinxhirit të kontrollit, përfundimin e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se në shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet, nuk ka pasur një ushqyerje korrekte.

Referuar raportit të KLSH, që kishte analizuar të dhënat dhe faktuar se fëmijët merrnin më pak kuotë ushqimore nga sa ishte përcaktuar nga shteti, Zhupa tha se të miturit marrin ushqim jocilësor dhe se ekipi që do të duhet të përcaktonte menynë, nuk e realizon dot detyrën.

Në një deklaratë përballë shkollës, deputetja e PD kërkoi në Komision ministren Ogerta Manastirliu, ndërsa tha se do ta trajtohet edhe si çështje në seancën plenare.

Deklarata e plotë: 

Ndodhem përballë shkollës, institucionit rezidencial publik, jetimores “Zyber Hallulli”. Realisht nuk do doja kurrë që ta bëja këtë deklaratë, nuk është nga ato rastet ku mund të bësh luftë politike, por është nga to rastet e dhimbshme ku për të cilën përgjegjësia e kësaj qeverie duhet të jetë edhe më e madhe dhe ndjeshmëria e publikut është jashtëzakonisht shumë e madhe. Si nënë, si deputete, si nënkryetare e grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”, e kam përcjellë me shumë dhimbje raportin e kontrollit të lartë të shtetit teksa thuhet se ky institucion shtetëror i jep fëmijëve jetim më pak kuotë ushqimore sesa është e parashikuar me vendime të cilat parashikojnë se sa duhet të jetë sasia e parave që duhet të harxhohet për mirëushyerjen e këtyre fëmijëve, rreth 2mijë lekë më pak.

Rreth 2mijë lekë më pak me udhëzimin e vjetër, të çmimeve të vjetra thotë KLSH. Dhe aty janë më pak. Imagjinoni se sa shumë është më pak siç e evidenton edhe vetë kontrolli i lartë i shtetit me mosindeksimin e inflacionit që ka ndodhur këto vite. Bëhet fjalë për një udhëzim të vitit 2018, ndërkohë që ne kemi pasur krizë çmimesh nga Covid-19, nga pandemia e gjatë, por edhe nga kushtet e luftës së Ukrainës tani që po përjetojmë. Pra rreth 4 vite të paindeksuara çmimet, imagjinoni çfarë lloj ushqimi marrin dhe çfarë kuote ditore marrin fëmijët e kësaj jetimore.

Nga ana tjetër, Kontrolli i lartë i shtetit thotë një gjë që është me të vërtetë për të ardhur keq. Sipas shërbimit social shtetëror, menuja ditore e kësaj qendre do të duhej të ishte e përcaktuar nga një ekip i cili përbën në vetvete një seri profesionesh të ndryshme, siç janë mjekët, edukatorët, punonjësit socialë për të përcaktuar se kush do të ishte menuja. Kjo gjë nuk bëhet, nuk përcaktohet nga ky ekip multidisiplinor siç e thotë shërbimi social shtetëror. Dhe këtë e evidenton KLSH.
Nga ana tjetër KLSH parashikon që ky institucion është një institucion që nuk i zbaton rregullat e miratuara nga vetë shteti. Kemi dështuar të gjithë si shtet. Ka dështuar qeveria, ka dështuar ministria e çështjeve sociale. Ka dështuar gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegësi shtetërore siç është mirëqenia e këtyre fëmijëve që është detyrë e shtetit.

Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi dhe e ndjen që duhet të bëjë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend, por për të vënë para përgjegjësive ata që janë shkaktarët e kësaj situatë sot. Që nga ministrja e çështjeve sociale e deri tek edukatorja e fundit që mund të jetë përgjegjëse në këtë sistem të kalbur të keq administrimit të institucioneve rezidenciale publike ku janë fëmijët jetim sot. Ky nuk është rasti i vetëm, para pak ditësh unë jam njohur si deputete e Sarandës me rastin e shpisë së fëmijëve aty, abuzimi që bëhej aty , dhunës që kishte. Dhe një seri rastesh që ne duhet të ngremë këmbanën e alarmit.

Për të cilën Partia Demokratike fillimisht do të kërkojë thirrjen në komision të ministres Ogerta Manastirliu. dëgjesë publike me grupin “Miqtë e fëmijëve” dhe për të sensibilizuar atë që ka nevojë për t’u bërë për këta fëmijë. Nga ana tjetër unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Është përgjegjësia jonë, e parlamentit që të vendosin pikat mbi i, të thonë kush janë problematikat, kush janë përgjegjësit dhe çfarë duhet bërë qoftë nga ana e kontrollit të institucioneve, qoftë nga ana e bërjes së ligjeve dhe vendimeve të reja. Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik.

 

Etiketa: PDZhupazyber hallulli

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
Pasi “vranë mizat” bashkë/ Lali Eri i jep 300 milionë lekë Albert Metanit, t’i blejë ilaçe për kafshët

Pasi “vranë mizat” bashkë/ Lali Eri i jep 300 milionë lekë Albert Metanit, t’i blejë ilaçe për kafshët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët
Aktualitet

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të...

Lexo më shumë
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com