GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Raporti i KLSH: Zgjatja e procesit të legalizimeve për të favorizuar abuzuesit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i KLSH: Zgjatja e procesit të legalizimeve për të favorizuar abuzuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjatja e procesit të legalizimeve nga organet e qeverisë, me qëllim marrjen e votave të qytetarëve, kanë shkaktuar rritjen e numrit të abuzimeve te ndërtimet pa leje. Kjo është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nëpërmjet një raporti shprehet se zgjatja e këtij procesi ka nxitur ndërtimet e paligjshme dhe ka sjellë denatyrim të objektivit kryesor për të rregulluar efektin social të ndërtimeve informale.

Gjithashtu, KLSH evidenton se ecuria e procesit të legalizimit  ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve si pasojë e mungesës së përditësimit të planeve rregulluese të bashkive.  Sipas KLSH-së, reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar aspektet burokratike, por ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike, veçanërisht ato në zonat bregdetare.

Ky është konstatimi i KLSH-së, pasi zhvilloi një auditim me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”. Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus në analizimin e veprimtarisë së institucioneve përkatëse dhe politikave që synojnë menaxhimin efektiv të procesit të legalizimit.

KLSH bën me dije se ka konstatuar se: “Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të  tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.

Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.

Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)”.

Në këto kushte, KLSH lëshon shtatë rekomandime për Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, të cilat duhet të nisin menjëherë ose të përmbushen brenda vitit.

1.Në drejtim të adresimit të pasojave të tërmetit, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore  për të përfshirë në dokumentacionin ligjor akt-ekspertimin për ndërtime informale mbi 2  kate. Në këtë kuadër, të hartojë në mënyrë hartografike një regjistër risqesh për zona me rrezik të lartë tektonik si dhe të evidentojë të gjithë objektet informale të legalizuar që kanë  patur ndërtime të mëdha strukturore nga tërmeti, duke përcaktuar kritere të reja legalizimi  që adresojnë problemet e qëndrueshmërisë së ndërtimeve informale.

2. Në drejtim të mbrojtjes së pasurive shtetërore, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore që në rastet kur ndërtimi informal është ngritur mbi objekte shtetërore, të mos vijohet me legalizimin duke u kufizuar vetëm në një deklaratë noteriale, pa marrë konfirmimin nga inspektoratet e mbrojtës së territorit të bashkive, me qëllim për të provuar nëse objekti është  shembur për arsye amortizimi/natyrore apo nga veprimtaria njerëzore.

3. Në drejtim të legalizimeve të objekteve të ndërtuara para datës 10.08.1991 të miratojë një udhëzues për trajtimin e këtyre rasteve, bazuar edhe në çështjet e dala gjatë zbatimit të

VKM nr.827/2020, të cilat nuk kanë gjetur adresim në këtë vendim si dhe të ngrejë një sektor të veçantë në çdo drejtori për mbulimin e këtij lloji legalizimi.

4. Në drejtim të reduktimit të ndërtimeve informale, ASHK të shqyrtojë mundësinë, në

bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, që të propozojë një set masash reformuese për procedurat, afatin dhe kostot në marrjen e lejes së ndërtimit, me qëllim që të reduktohet numri i ndërtimeve informale.

5. Në drejtim të objekteve në shkelje të lejes së ndërtimit, të hartojë listën e subjekteve që kanë braktisur pallatet dhe të informojë bashkitë përkatëse që në rast aplikimi në të ardhmen për leje zhvillimore, këtyre subjekteve t’u refuzohet ose t’u kushtëzohet dhënia e lejes së ndërtimit deri në përfundimin e procedurave për ndërtimet e braktisura. Për këtë qëllim, të botojë në faqen ueb të saj si dhe në shtypin e shkruar, subjektet e konstatuara me shkelje, me qëllim informimin e qytetarëve.

6. ASHK të marrë masat e nevojshme që procesi i përcaktimit të normativave, të iniciohet çdo vit, nga drejtoritë vendore, nëpërmjet përgatitjes së një draft-normativash, dhe më pas të vlerësohet dhe miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e ASHK, duke marrë në konsideratë faktorët jashtë dhe brenda kontrollit menaxherial që kanë penguar realizimin e normativave të procesit të legalizimit, me qëllim mospërsëritjen e situatave të krijuara nga mosrealizimi i normativave.

7. ASHK në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, të marrë masat e nevojshme, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të jetë pjesë e grupit të punës gjatë fazës së hartimit, miratimit dhe zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore, për shmangien e situatave të paparashikuara, që mund të ndikojnë negativisht në procesin e legalizimit dhe rritjen e efektivitetit të ligjit nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. /Gijotina.com

Etiketa: abuzuesKLSHlegalizim

Lajme të lidhura

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Para
Deputetja franceze: Ballkani Perëndimor nuk e meriton anëtarësimin në BE

Deputetja franceze: Ballkani Perëndimor nuk e meriton anëtarësimin në BE

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com