GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i OSBE konfirmoi “masakrën zgjedhore”, Bylykbashi: SPAK duhet të parandalonte korrupsionin parazgjedhor, por merret me arka me peshk

13:10 - 27/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i OSBE konfirmoi “masakrën zgjedhore”, Bylykbashi: SPAK duhet të parandalonte korrupsionin parazgjedhor, por merret me arka me peshk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në “News 24”, komentoi raportin përfundimtar të OSBE/ OHDIR, për zgjedhjet e 25 prillit.

Bylykbashi theksoi se raporti, konfirmoi pretendimin e PD, që zgjedhjet që sapo lamë pas, ishin një “masakër elektorale”.

Ai nënvizoi se shqetësuese mbeten fenomeni i shit-blerjes së votës dhe presioni i zgjedhësve nga ana e qeverisë në pushtet, të ilustruara këto edhe në raport.

Deputeti i zgjedhur, tha ndër të tjera, se me qeverinë në pushtet, mund të bashkëpunojnë për të vendosur ligje më të mira për zgjedhjet, në mënyrë që qytetarëve t’u garantohen votime të lira e të ndershme.

Oerd Bylykbashi: Mjafton të lexojmë raportin, ai është faktik. Kanë marrë prova nga denoncimet që kemi çuar ne, në periudhë para zgjedhore, për t’i reflektuar në raport. Ne kemi denoncuar shkeljet. Kjo është konfirmim i raporteve të mëparshme. Shit-blerja e votës është përsëri. Ishte kryesori në 2017-ën. Presioni ndaj administratës është përsëri. Ky raport konfirmon një traditë që është më negativja për shoqërinë shqiptare. Gjithashtu duke konfirmuar të gjithë atë që kemi thënë ne, të gjitha janë rekomandime prioriteare. Mund të përmblidhet me 2 gjëra. Kemi një mekanizëm të ngritur në sistem, për kontrollin e zgjedhësve. Kontrollohet vota. Zgjedhësit nuk ishin të lirë. Rekomandimi kryesor ka qenë që është cënuar blerja e votës. Raporti konfirmon që kemi masakër të standardeve zgjedhore.

Fenomeni i shit-blerjes së votës ka qenë dhe në një dekoratë nga Ambasada Britanike. Ju ku bëni analizën tuaj, e bëni se patët këtë rezultat, do e lexonit ndryshe nëse do të kishit fituar?

Oerd Bylykbashi: Shit-blerja e votës s’është fenomen i ri. Gjithmonë ka pasur. Ajo që duhet ta themi është që për herë të parë që shit-blerja e votës ka dalë në 2015, zgjedhjet e para që organizonte Edi Rama. OSBE/ OHDIR ka thënë që zgjedhjet ishin problem, duhet ta trajtoni. Paraja e korrupsionit edhe në atë kohë ishte e madhe, gjigante. Çfarë ndodhi? Rekomandimi për shitblerjen e votës bëhet prioritar. Në vitin 2009, kur OHDIR-i tha zgjedhjet arritën standardet evropiane, në atë kohë, askush nuk bëri rekomandim duke thënë që shit-blerja e votës është problem. Është deformuar vullneti i zgjedhësve, zgjedhësi nuk është i lirë. A e kemi thënë kësaj radhe? Jo, e kemi thënë në vitin 2016. Ne thamë të ngrihet SPAK-u që t’i kalojë korrupsioni zgjedhor, këtë e kemi bërë në letër. SPAK ç’ka bërë. Ajo merret me disa arka me peshk. SPAK kishte detyrë të parandalonte korrupsionin parazgjedhor, atë politik. Por në fakt ka regjistruar kallëzime penale, do të çojë njerëz të ardhmen në burg, por ne na përsëritet shit-blerja e votës.

Etiketa: Oerd BylykbashiPD

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë: Kompetente GJKKO, do gjykojë të gjitha akuzat për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë

Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë: Kompetente GJKKO, do gjykojë të gjitha akuzat për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com