GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti: Punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për orë në Europë

09:50 - 05/03/25
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord në Europë! 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, gjatë Panairit të Punës në Athinë, deklaroi se rrogat në Shqipëri janë më të larta se në Greqi dhe vende të tjera të Rajonit dhe ftoi emigrantët që të kthehen në Atdhe për të jetuar e punuar.

Por një raport i fundit nga Eurostat nxjerr blof Ramën dhe tregon se punonjësit shqiptarë janë ndër më të nënpaguarit në Europë, si për pagën orare ashtu edhe për fuqinë blerëse.

Sipas raportit për vitin 2022, shqiptarët fitojnë 2.47 euro në orë, duke u renditur shumë më poshtë se vendet e rajonit si Serbia (4.43 euro/orë) dhe Bosnja (4 euro/orë). Paga për orë në Shqipëri është gjithashtu shumë më e ulët se sa në vendet e Bashkimit Europian, ku paga mesatare është shumë më e lartë, si në Danimarkë (29.8 euro/orë) dhe Luksemburg (24 euro/orë).

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Ndërsa paga orare për Shqipërinë është më e ulët, fuqia blerëse është gjithashtu shumë më e kufizuar. Për çdo orë pune, një punonjës shqiptar mund të blejë më pak produkte dhe shërbime se sa në vendet fqinje të rajonit. Shqipëria renditet e fundit në rajon, me një pagë orare të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) prej 4.62, duke lënë pas vende si Serbia dhe Bosnja, ku kjo shifër është më e lartë.

Në anën tjetër, raporti i Eurostat tregon se diferencat e pagave mes vendeve të BE-së janë të konsiderueshme. Paga mesatare bruto për orë është 7.4 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët. Ky diferencim tregon nevojën për përmirësime në politikën ekonomike dhe sociale për të rritur standardin e jetesës për punonjësit shqiptarë dhe për të siguruar rritje të pagave dhe fuqisë blerëse.

Etiketa: Kryesore1pagashqiptarë

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Shqipëria fanar ndriçues/ Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet

Shqipëria fanar ndriçues/ Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com