GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Raporti: Trump donte një sulm bërthamor kundër Koresë së Veriut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pse Trump nuk duhet nënvlerësuar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë takimeve me ndihmësit e tij, Trump kishte sugjeruar të niste një sulm bërthamor ndaj Koresë së Veriut dhe të fajësonte një vend tjetër, sipas një libri që flet për kohën e ish- presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Thuhet se deklarata e Trump është bërë në vitin 2017, në vitin e tij të parë në detyrë, kur foli me tone të ashpra në deklaratat e tij publike për Korenë e Veriut, duke paralajmëruar Kim Jong Un në gusht të atij viti që të mos kërcënonte SHBA-në sepse këta të fundit do të kundërpërgjigjeshin në një mënyrë që bota se kishte parë kurrë.

Muajin pasues, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump paralajmëroi Kim se do të “shkatërronte plotësisht” vendin e tij. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nën shefin e shtabit John Kelly thuhet se ishin shumë më të shqetësuar, për bisedimet e tyre kokë më kokë me Trump për Korenë e Veriut.

Në një pjesë në librin e tij “Donald Trump V. Shtetet e Bashkuara”, korrespondenti i New York Times në Uashington, Michael Schmidt shkruan se Trump po kërcënonte Korenë e Veriut në mediat sociale vetëm disa ditë pasi Kelly mori detyrën.

“Ajo që e trembi Kelly-n edhe më shumë se postimet në Twitter, ishte se pas dyerve të mbyllura në Zyrën Ovale, Trump vazhdoi të fliste sikur donte të fillonte një luftë.

Ai diskutoi me arrogancë idenë e përdorimit të një arme bërthamore kundër Koresë së Veriut, duke thënë se nëse vendos ta bëjë këtë, administrata e tij mund ta fajësojë dikë tjetër duke hequr kështu dorë nga përgjegjësia.

Schmidt tha për NBC News se “prapa dyerve të mbyllura për ndihmësit, Trump ka folur për përdorimin e forcës kundër Koresë së Veriut dhe ka pasur shumë shqetësime për këtë sepse Trump ka thënë publikisht gjëra që lënë të hapur mundësinë e konfliktit ushtarak”.

Trump vazhdoi të përshkallëzojë tensionet në Korenë e Veriut në vitin 2018, duke postuar një mesazh në T witter drejtuar Kim.

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut sapo deklaroi se “Butoni Bërthamor është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”.  Por le ta dijë se edhe unë kam një buton bërthamor, por ai është shumë më i madh dhe shumë më i fuqishëm se i tij, dhe i imi funksionon!

Një vit më pas, megjithatë, Trump u bë presidenti i parë amerikan që u takua me një homolog të Koresë së Veriut, në një takim në zonën e demilitarizuar midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Etiketa: KorejaraportTrump

Lajme të lidhura

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

08:38 - 16/11/26
Para
Adoleshentja gjendet e pajetë në banesë, reagon policia

Gjendet një trup i pajetë në Bulqizë, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje dy të mitur, Gjykata e Durrësit refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikoll Radaçin
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje dy të mitur, Gjykata e Durrësit refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikoll Radaçin

18:05 - 16/11/26

Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar për Nikoll Radaçin, 57-vjeçarin që në maj të...

Lexo më shumë
“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës

“Dosja Balluku”/ Gazment Bardhi: SPAK me dy standarde, u dorëzua para Ramës

17:33 - 16/11/26
UEFA, mbështetje unanime Philippe Diallo-s për presidencën e FIFA-s

UEFA, mbështetje unanime Philippe Diallo-s për presidencën e FIFA-s

17:16 - 16/11/26
Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com