GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse për vajzat dhe gratë

14:48 - 31/05/24
në Ekonomi & Sociale, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse për vajzat dhe gratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raport i hartuar dhe i publikuar së fundmi nga shoqata “Together for Life” sjell në vëmendje çështjen e shëndetit menstrual për gratë dhe vajzat në Shqipëri, duke analizuar aspektin ekonomik, politik dhe psikologjik që ndikon në përballimin e këtij cikli biologjik.

“Together for Life”, një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe të shtresave në nevojë të shoqërisë, ka publikuar së fundmi një raport i cili trajton të drejtën menstruale të grave dhe vajzave në Shqipëri si një të drejtë themelore të njeriut, si edhe nevojën e politikave mbështetëse që do lehtësonin barrën ekonomike që sjellin produktet e higjienës menstruale tek gratë gjatë jetës se tyre.

 “Përmirësimi i shëndetit menstrual duhet të shihet si pjesë e së drejtës për kujdes shëndetësor, për punësim, edukim, mos-diskriminim dhe barazi gjinore”, citon raporti i “Together for Life”.

Sipas ekspertëve të kësaj organizate, mos trajtimi i duhur i menstruacioneve mund të cenoje dinjitetin dhe shëndetin mendor të një gruaje.

Ky raport i financuar nga Ambasada Franceze në Shqipëri ka objektiv kryesor analizimin e kostos të një pakete menstruale për një grua në vendin tonë dhe krahasimin e kësaj kostoje me mundësitë financiarë të grave për t’i përballuar ato.

Raporti trajton gjithashtu konceptin e “varfërisë menstruale”, dhe efektin që ajo ka në menaxhimin e ciklit menstrual, dhe ndikimin e këtij të fundit në pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në procesin arsimor dhe në punë.

Raporti përllogarit se shpenzimet mesatare vjetore të një gruaje për shëndetin menstrual arrijnë rreth 4200 lekë të reja, pa marrë në konsideratë rastet kur gratë kanë çrregullime menstruale që kërkojnë kosto të shtuara.

“Referuar të dhënave të tregut, çmimi mesatar i një pakoje pecetash higjienike është 240 lekë dhe çmimi i një pakoje tabletash dhimbjeje menstruale është 110 lekë, duke e çuar koston totale minimale të higjienës bazike menstruale  rreth 350 lekë në muaj”, citojnë gjetjet e raportit mbi shëndetin menstrual.

 “Duke ju referuar këtyre të dhënave, rezulton që një gruaje me pagë mesatare në Shqipëri do t’i duhet të punojë 3.4 muaj gjatë gjithë jetës së saj riprodhuese për të paguar koston e shëndetit menstrual”, vijon më tej raporti.

Sipas raportit, një prej politikave të duhura që do të lehtësonte koston e shpenzimeve për shëndetin menstrual do ishte heqja e taksës mbi këto produkte.

 “I pari që e artikuloi nevojën për rishikimin e politikës së taksimit të produkteve të higjienës menstruale ishte deputeti socialist Erion Braçe, në nëntor të vitit 2023, duke propozuar përjashtimin nga TVSH të produkteve higjieno-sanitare të grave dhe vajzave”, citon studimi.

Gjithsesi, propozimi i deputetit Braçe u rrëzua nga komisioni parlamentar dhe u cilësua si i parakohshëm, pavarësisht se kjo politikë implementohet në 22 vende të Bashkimit Europian.

Ekspertët e studimit mbështesin gjithashtu propozimin e deputetit Braçe, pasi ato e cilësojnë blerjen e produkteve menstruale si një një domosdoshmëri njerëzore për të pasur shërbim shëndetësor të denjë dhe të përballueshëm, dhe jo si një zgjedhje.

 “Nevoja për një menaxhim më dinjitoz dhe të përballueshëm të produkteve menstruale kthehet në një çështje të drejtash themelore të njeriut”, citon raporti.

Për të lehtësuar sadopak këto kosto, ekspertët e shëndetit dhe ekonomisë kanë rekomanduar heqjen e TVSH-së për produktet menstruale, ofrimin falas të pecetave higjenike në shkollat e arsimit 9-vjeçar, si edhe në burgjet e grave dhe vajzave.

 “Duke marrë parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri banon në zonat rurale konkludojmë që një pjesë e konsiderueshme e grave dhe vajzave janë në vështirësi për të financuar nevojat e tyre minimale të kujdesit personal”, përfundon raporti./BIRN

Etiketa: femratkujdesi vetjak

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Ndërtimi nuk rrit mirëqenien, Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë/ FOTO

Ndërtimi nuk rrit mirëqenien, Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com