GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Rashica “merr me të mira” turqit: Jemi të ngjashëm me ju

22:24 - 16/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rashica “merr me të mira” turqit: Jemi të ngjashëm me ju
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Futbollisti kosovar, Milot Rashica flet si blerja më e re e Besiktasit. Sapo u zyrtarizua te skuadra tjetër e Stambollit, sulmuesi i Kosovës shprehu ambiciet për sezonin e ri.

“Shpresoj që të kemi një sezon të mirë. E ndoqa ndeshjen tonë të parë, filluam mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe ngremë trofenë e kampionatit”.

Rashica shpjegon se Beşiktashi e ka respektuar që në momentin e parë të negociatave se klubi e ka dashur shumë këtë transferim.

“Ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe doja të kthehesha në Turqi, ku jam i lumtur. Mua dhe familjes sime na pëlqeu ky vend dhe kaluam mirë këtu. Planet dhe projektet që më ofroi klubi ishin gjithashtu shumë të mira. E ndjeva që më donin, prandaj erdha këtu.

Kam luajtur në këtë stadium vitin e kaluar, atmosfera ishte shumë e mirë. Mund të them se tifozët në Turqi janë në tjetër nivel.”

Rashica theksoi se dëshiron të shënojë gola dhe të japë sa më shumë asistime me fanellën e Beshiktashit:

“Nuk ka shumë rëndësi në cilin pozicion luaj. Mundohem të jap kontributin më të mirë për ekipin tim. Nuk janë vetëm golat dhe asistimet, sigurisht, gjithçka që mund të bëj kur të dal në fushë”.

27-vjeçari, i cili do të veshë fanellën me numrin 11, deklaroi se mezi pret të shëhë tifozët:

“Do të bëj maksimumin për të dhënë kontributin tim për ekipin dhe për t’i bërë tifozët tanë të lumtur. Shpresoj që të kemi një sezon të mirë.”

Shqiponja, e cila është simboli i Beshiktashit, është simbol edhe për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës, shpjegoi më tej Rashica:

“Kur bëjmë shenjë shqiponje, ata që na shohin e dinë se kush jemi. Kjo vlen edhe për ata që e shohin flamurin tonë. Kam festuar golat e mi duke bërë shqiponjën. Është një rast shumë i veçantë për të gjithë ne, ka shumë kuptim.”

Rashica ka zbuluar se xhaxhai i tij, i cili luan në ligat e ulëta në Kosovë, e ka ndihmuar të bëhet futbollist, duke shtuar se është regjistruar në moshën 6-7 vjeçare në një skuadër futbolli.

Në fund, lojtari kosovar nënvizoi se Turqia dhe Kosova janë vende të ngjashme:

“Më pëlqen koha këtu. Edhe ne e kemi traditë byrekun dhe çajin. Ka shumë aspekte të ngjashme midis dy vendeve.”/SSA

Etiketa: besiktasrashica

Lajme të lidhura

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë
Sport

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Para
Ndahet nga një nga baballarët e mjekësisë shqiptare

Ndahet nga një nga baballarët e mjekësisë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin...

Lexo më shumë
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26
U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

U kap në Kosovë me 1 mln euro cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr.5 Tiranë (Emri)

13:34 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com