GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Unike në historinë e prokurimit publik, 13 kompani në garë me të njëjtën ofertë, kush është organizatori

19:19 - 14/07/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Unike në historinë e prokurimit publik, 13 kompani në garë me të njëjtën ofertë, kush është organizatori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë fund tenderët abuzues me arkën e shtetit. Këtë herë, jo 1 por 13 kompani kanë hyrë në garë me të njëjtën ofertë duke shkelur hapur konkurrencën.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është krye organizatori i këtij tenderi që menaxhon miliona euro buxhet të rindërtimit për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti jashtë territorit të Bashkisë Tiranë

Sipas dokumenteve, ofertat ekonomike janë të njësoj deri në qindarkën e fundit.

Ky rast zë vendin e parë për abuzim në historinë e prokurimit publik në Shqipëri, ku mungesa e konkurrencës ka koordinuar 13 firma ndërtimi bashkë, duke treguar hapur për paracaktim të garës dhe ndarje të tenderëve me marrëveshje.

Më konkretisht te tenderi për “kolaudimin e punimeve për rindërtimin të njësive të banimit pallat në Laç”, me fond limit 1.228.249 lekë, kanë dhënë ofertë 13 operatorë ekonomikë. Të 13 ofertat janë 1,013,851.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk e ka denoncuar rastin për oferta të barabarta pranë asnjë autoriteti hetimor, apo Komisionit të Konkurrencës, por ka vazhduar me vlerësimin e tenderit.

Të 13-ta kompanitë janë kualifikuar në garë, dhe fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Zenit & Co” dhe “Zetakonsult”. Kjo kompani ka marrë 100 pikë në garë, kurse 12 të tjerat 98 pikë.

Por ky nuk është rast i izoluar.

Në një tender tjetër, pjesë e të njëjtit objekt, “Kolaudim punimesh për njësitë e banimit në Manzë”, kanë dhënë ofertë 13 firma dhe 12 kanë oferta fikse: 928,346 lekë. (PRINT SCREEN) Mes firmave me ofertë të ngjashme është edhe kompania Zenit & Co” dhe “Zetakonsult”, por ajo është vlerësuar me 98 pikë, ndërsa ARENA MK me 100 pikë duke u shpallur fituese.

Janë edhe 7 procedura të tjera prokurimi, ku kompanitë që kanë marrë pjesë kanë dhënë oferta të njëjta, dhe tenderi është ndarë për njërën prej tyre, ndërsa te një procedurë tjetër, kompania që ka dalë fituese te i pari, me ofertë të barabartë, ka marrë më pak pikë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderët të suksesshëm duke u bërë pjesë e lojës oligopol të kompanive duke bërë një “sy qorr e një vesh shurdh” për garën dhe mos denoncuar kompanitë, përballë fakteve të pakundërshtueshme të koordinimit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit menaxhon miliona euro buxhet të rindërtimit për të gjithë zonat e prekura nga tërmeti jashtë territorit të Bashkisë Tiranë, ndërsa në 3 vjetet e fundit ka pasur një nga buxhetet më të mëdha në infrastrukturën publike me vlerë 375 milion euro, të financuara nga taksat e shqiptarëve dhe donacionet e institucioneve të huaja.

Etiketa: kryesore2tender

Lajme të lidhura

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë
Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Para
“Shqipëria s’ka ç’të bëjë më shumë”, Rama: Ja çfarë presim nga komisioneri Varhely

“Shqipëria s’ka ç’të bëjë më shumë”, Rama: Ja çfarë presim nga komisioneri Varhely

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com