GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rastet e pedofilisë që shokuan opinionin publik, nga Adrian Prrenjasi deri tek Klodian Çalamani

15:20 - 17/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Rastet e pedofilisë që shokuan opinionin publik, nga Adrian Prrenjasi deri tek Klodian Çalamani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier nga Klodian Çalamani riktheu edhe njëherë vëmendjen tek krimet monstruoze që kanë shokuar opinionin publik ndër vite në Shqipëri.Rastet e pedofilisë janë raportuar vazhdimisht në media, por disa prej tyre mbeten ende të freskëta në memorien e shqiptarëve.

Ardian Prrenjasi njihet si pedofili vrasës. Ai u kap në 2013 pasi kishte rrëmbyer dhe abuzuar me një fëmijë 10 vjeçar në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai pranoi të ishte autori i rrëmbimit edhe të fëmijës Julian Cela, të cilin pranoi se e ka vrarë.  Vetë Prrenjasi rindërtoi skenën e rrëmbimit dhe të vrasjes së 11 vjeçarit Julian Cela. Ai tregoi se ka mundur ta fusë në shtëpinë e tij, në Laprakë, një lagje në periferi të Tiranës, ku më pas e ka vrarë duke e mbytur pasi fëmija kishte nisur të bërtiste. Trupin e tij të mbështjellë me batanije e kishte hedhur më pas në një kosh me plehra, ndërsa tha se kishte shkuar të nesërmen në vendgrumbullimin e mbeturinave të kryeqytetit për të verifikuar nëse trupi i fëmijës gjendej apo jo aty.

Në nëntor të vitit 2016 Prokuroria e Tiranës kërkuar 5 vite burg për ishtrajnerin e futbollit shqiptar, Sokol Metajn, një ishfutbollist i Partizanit. Kërkesë që u pranua më pas nga Gjykata e Tiranës, që e dënoi në mungesë me 5 vjet burg për ngacmim seksual, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli. Ish-tekniku i të rinjve të Dinamos, por që kishte drejtuar edhe ekipe si Laçi, Skrapari, Turbina, Naftëtari, Besëlidhja dhe së fundmi, ku u denoncua, drejtonte ekipin e Mamurrasit, akuzohej për ngacmim seksual ndaj një lojtari. Sipas organit të akuzës, Metaj në vitin 2015 ka abuzuar seksualisht me një 17- vjeçar.

Një histori e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një fëmijë është marrë peng dhe më pas kërcënuar me thikë, pasi kishte qëlluar autorin e ngjarjes me vezë nga ballkoni.Dritan Kola, tashmë ka përfunduar në gjykatën e Fierit, i pandehur për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “Vetëgjyqësisë”.Prokurori Petrit Vukaj kërkoi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 3 vjet e 6 muaj, që me gjykim të shkurtuar zbriti në 2 vjet e 4 muaj burgim.Autori i dyshuar Dritan Kola, një pjesë të këtij dënimi e ka shlyer gjatë periudhës së qëndrimit në masën e “arrestit në shtëpi”.Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kola e ka kapur me forcë në rrugë fëmijën e mitur dhe e ka tërhequr zvarrë, duke e futur në apartamentin e tij në 29 dhjetor 2020.Rrëmbimi me forcë dhe nën kërcënimin e një thike është parë dhe nga dy fëmijë të tjerë, të cilët kanë vrapuar dhe i kanë treguar ngjarjen gjyshit të fëmijës me inicialet E.S, i cili është kërcënuar me thikë dhe goditur me pëllëmbë në fytyrë.Këtë skenë Dritan Kola e ka kryer në sy të gruas dhe dy fëmijëve të tij. Për shkak të dhunës psiqike dhe fizike dhe kanosjes me thikë, i mituri me inicialet E.S ka urinuar nga frika ndërkohë që Dritan Kola kërkonte që ti jepte informacion se kush nga fëmijët që luanin poshtë pallatit kishte qëlluar me vezë ballkonin e apartamentit të tij.Në këtë kohë në derën e apartamentit ka trokitur gjyshi i fëmijës, shtetasi Osman.S, i cili sapo është hapur dera e shtëpisë, ka vërejtur nipin e tij duke qarë.

Monstra i Palasës Jorgo Zani ka tentuar të përdhunojë kushëririn e tij të mitur 11-vjeçar A.Zariu para se ta masakronte duke i prerë kokën.Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orë kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore.Në trupin e të miturit 11-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e teshave të tij kanë qenë të grisura sqaruan burime për.Por ky nuk është krimi i vetëm i Zanit tashmë të arrestuar. Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë dhe familjarët e tij i janë drejtuar policisë.Nga deklarimet e banorëve të zonës Konomi dhe Zani prej më shumë se 5 muaj shoqëroheshin bashkë nëpër fshat dhe njiheshin si persona problematikë, hajdutë dhe ngacmues të kalimtarëve apo turistëve në zonë.Zhdukja në të njëjtën ditë e Konomit 9-vjeçar me gjetjen e trupit të paketë të 11-vjeçarit A .Zariu ka bindur hetuesit se Jorgo Zani qëndron pas kësaj ngjarje dhe kjo për faktin se Konomi mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e A.Zariut.Një tjetër pistë e hetuesve është dhe ajo e pjesmarrjes së 9-vjeçarit në të njëjtin krim me Jorgo Zanin për të vrarë A.Zariun e më pas Konomi të jetë vrarë nga Zani për të mos treguar se çfarë ndodhi në banesën e këtij të fundit.Trupi i të miturit mbetur viktimë e monstrës 36-vjecar Jorgo Zani është tërhequr nga familjarët e tij të cilët janë kthyer me urgjencë të mërkurën nga Greqia dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit ku dhe jetonte familja Zariu.

Klodian Çalamani-Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin e polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe nuk kishte asnjë gjurmë. Të gjithë nisën kërkimet nëpër lagje por Mateo nuk ishte askund. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të mitur ka qenë me Çalamanin. Duke marrë shkas edhe nga e shkuara e tij efektivët kanë kryer kontrolle në banesë, ku vrasësi ka shfaqur shenja nervozizmi. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin horror, ku përveç se e kishte vrarë edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.

Etiketa: Adrian PrrenjasiDritan KolaJorgo ZaniKlodian CalamanipedofiliShqiperiSokol Metaj

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Dhjetëra nxënës të infektuar me Covid-19, mbyllen 4 klasa në Berat

Dhjetëra nxënës të infektuar me Covid-19, mbyllen 4 klasa në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com