GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rasti “Dehari”, Kurti reagon në lidhje me akuzat ndaj tij

12:32 - 21/02/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rasti “Dehari”, Kurti reagon në lidhje me akuzat ndaj tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili më herët deklaroi se kreu i qeverisë duhet të merret në pyetje nga prokuroria pasi sipas tij ai kishte ‘gisht’ në zhdukjen e provave nga të Astrit Deharit aktivistit të LVV. Kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

“Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta, është përgjigjur për këtë ministrja e Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet ne edhe i diskutojmë hapur në forumet tona, por në të njëjtën kohë secili deputet shpreh qëndrimet e veta. Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, tha ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen.

Etiketa: Albin KurtiKosovarasti dehari

Lajme të lidhura

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus
Botë

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25
E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat
Breaking Views

E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

20:36 - 29/12/25
Para
Çfarë po ndodh me ish-ministrin? Lefter Koka transportohet në spitalin e burgut

Afera me inceneratorin e Elbasanit, nis gjyqi për Kokën, Bllakon...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin...

Lexo më shumë
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25
E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

20:36 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com