GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rasti Khalil/ Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm në SHBA?

16:49 - 19/03/25
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Rasti Khalil/ Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm në SHBA?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat e vitit të kaluar në Universitetin e Kolumbias lidhur me luftën në Gazë, ka ngjallur pikëpyetje në lidhje me të ashtuquajturën ‘green card’, ose kartën e gjelbër.

Aktivisti Khalil e mori kartën e gjelbër në vitin 2024 dhe siguroi statusin e qëndrimit të ligjshëm. Por banorët e përhershëm mund ta humbasin këtë status dhe të përballen me dëbim nëse shkelin ligjin e imigracionit.

Një gjykatës federal zgjeroi të mërkurën përpjekjet për të ndaluar dëbimin e Khalilit, një banor i Nju Jorkut dhe ai mbetet në paraburgim në Luiziana, megjithëse nuk është akuzuar për ndonjë krim. Nuk është vepër penale që të jesh kundër, qoftë edhe haptazi, me politikën ose veprimet e qeverisë së SHBA-së, dhe Billi i të Drejtave mbron fjalën e lirë dhe të drejtën për t’u grumbulluar.

Cilat janë arsyet që mund të hiqet statusi i banorit të qëndrueshëm

Kartat e gjelbra mund të hiqen, i thotë Zërit të Amerikës avokatja e imigracionit në Nju Jork, Linda Dakin-Grimm.

“Nuk është aq e zakonshme, por as edhe shumë e rrallë. Rastet më të zakonshme janë kur njerëzit dënohen për krime. … Një kartë e gjelbër nuk është shtetësi. Konsiderohet si një privilegj që e fiton, por edhe mund ta humbasësh nëse bën diçka që bie ndesh me kushtet për statusin e qëndrimit të përhershëm”, thotë ajo.

Shembuj të veprave penale që mund të çojnë në humbjen e këtij statusi përfshijnë krime të rënda, vepra penale të lidhura me drogën, mashtrime ose konsiderata të sigurisë kombëtare, të tilla si lidhjet me një grup terrorist. Statusi mund të hiqet gjithashtu nëse dikush konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Nëse një person me kartë të gjelbër akuzohet për një krim, çështja e tij ose saj penale do të kalojë në sistemin e drejtësisë. Por procesi për revokimin e statusit të tyre të përhershëm zhvillohet në gjykatën e emigracionit, ku zyrtarët duhet të paraqesin prova për të justifikuar heqjen e statusit.

Procesi i heqjes së statusit

Revokimi i një karte të gjelbër është një proces ligjor që fillon kur qeveria amerikane përcakton se një individ ka shkelur ligjet e imigracionit.

Qeveria mun të mësojë për raste të tilla në mënyra të ndryshme, qoftë përmes një kontrolli rutinë të imigracionit, hetimit të zbatimit të ligjit ose sinjalizuesve.

“Teorikisht mund të jetë dikush që sinjalizon. Dikush që ka disa informacione. … A mund të telefonojnë Departamentin e Shtetit? Ndoshta. A mund të telefonojnë linjën telefonike të ICE-s? Ndoshta”, thotë zonja Dakin-Grimm.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare zakonisht e nis procesin. Personit i dërgohet një dokument i njohur si Njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit ose, në raste të rënda, ata mund të arrestohen dhe ndalohen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të mërkurën se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka autoritetin të revokojë një kartë të gjelbër ose çdo vizë nëse aktivitetet e një individi në Shtetet e Bashkuara “do të kishin pasoja serioze negative të politikës së jashtme” për vendin.

Zoti Rubio ka thënë se rasti i Khalilit nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. “Karta e gjelbër nuk është e drejtë për askënd. … Nëse do të na thonit se kjo ishte ajo që kishit ndërmend të bënit kur erdhët në Amerikë, ne nuk do t’ju kishim lejuar kurrë të hynit”, tha zoti Rubio të mërkurën. “Nëse e bëni një gjë të tilllë sapo të hyni në vend, ne do ta anulojmë atë dhe do t’ju dëbojmë.”

Autoriteti i Sekretarit të Shtetit për të ndërhyrë në një rast si ai i Khalilit buron nga Ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë i vitit 1952. Një dispozitë në ligj i lejon sekretarit të shtetit ta konsiderojë një joshtetas të deportueshëm, nëse prania ose aktivitetet e tyre besohet se dëmtojnë ndjeshëm interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Sipas njoftimit për Khalilin, zoti Rubio e ka bërë këtë përcaktim. Khalil është urdhëruar të paraqitet para një gjyqtari të imigracionit më 27 mars në objektin e paraburgimit Lasalle në Luiziana. Gjykata Në gjykatën e imigracionit, barra e provës është mbi qeverinë; duhet të tregojë se personi ka shkelur ligjet e imigracionit.

Në një rast si ai i Khalilit, avokatët e ICE-s (Agjencia për Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Doganat) kërkojnë dëbim, por ata duhet të provojnë se ai është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Personi me kartë të gjelbër mund të përfaqësohet gjithashtu nga avokatë mbrojtës. Në sistemin e drejtësisë penale, nëse një person nuk mund të përballojë një avokat, qeveria duhet t’i sigurojë një avokat publik. Megjithatë, në gjykatën e imigracionit, emigrantët kanë të drejtën e avokatit të tyre, por qeveria nuk duhet t’ua sigurojë atë. Nëse emigrantët nuk mund të përballojnë një avokat ose nuk mund të gjejnë dikë që t’i përfaqësojë pro bono, ata nuk kanë qasje në përfaqësimin ligjor.

Avokatja Dakin-Grimm thotë se procesi ndonjëherë mund të ecë shpejt, por është gjithashtu kompleks. Në sistemin e gjykatave të imigracionit, vendimi për revokimin e një karte të gjelbër është një procedurë administrative e kryer nga Departamenti i Drejtësisë, nën një zyrë të njohur si Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Statusit të Imigracionit.

“Është pak a shumë sikur qeveria po ndjek penalisht një çështje dhe gjykatësi është gjithashtu qeveria,” thotë zonja Dakin-Grimm.

Rezultati i procesit

Nëse gjyqtari i imigracionit vendos kundër mbajtësit të kartës së gjelbër, ata mund të apelojnë në Bordin e Apelimit të Emigracionit (BIA). Dhe nëse BIA bie dakord me qeverinë, mbajtësi i kartonit mund të apelojë në një Gjykatë Federale të Apelit. Edhe pse çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, zonja Dakin-Grimm thotë se kjo ndodh rrallë, kryesisht për shkak se Gjykata e Lartë vendos plotësisht vetë mbi rastet që zgjedh.

“Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë të bëjnë vetë këtë lloj pune ligjore. Është shumë, shumë e shtrenjtë – qindra-mijëra dollarë për të çuar një çështje nga niveli i gjykatës deri në Gjykatën e Lartë, “thotë ajo.

“Por në sistemin e imigracionit, ka organizata jofitimprurëse, klinika juridike, që punojnë pro bono, pra falas në raste të rëndësishme si ky.”

Vendimi përfundimtar

Nëse kartoni i gjelbër revokohet dhe të gjitha apelet dështojnë, personi zakonisht deportohet nga SHBA. Nëse apelimi është i suksesshëm, personi ruan kartën e gjelbër dhe lejohet të qëndrojë në vend.

Zonja Dakin-Grimm tha se shumë mbajtës të kartonit së gjelbër mendojnë se meqenëse quhet “qëndrim i përhershëm”, statusi është me të vërtetë i përhershëm. “Por është i përhershëm vetëm për sa kohë që ndiqni rregullat,” tha ajo.

/VOA/

Etiketa: green cardkarta e gjelbërSHBA

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Para
Shqiptari akuzohet për krime lufte në Kosovë, nis gjykimi në mungesë

Shqiptari akuzohet për krime lufte në Kosovë, nis gjykimi në mungesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com