GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Raundi i parë i playoff-it të Euro 2025/ Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë së vajzave, munden 9-0 nga Norvegjia

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Raundi i parë i playoff-it të Euro 2025/ Përfundon rrugëtimi i Shqipërisë së vajzave, munden 9-0 nga Norvegjia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Ullevaal Stadion”. Takimi i vlefshëm për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian “Zvicër 2025” përfundoi me fitoren e Norvegjisë me rezultatin 9-0.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Norvegjisë: Antigoni Hyska (GK), Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Ezmiralda Franja, Arbenita Curraj, Gresa Berisha, Megi Doçi (c), Djellza Istrefaj, Fortesa Berisha, Florentina Kuqi.

Në sfidën e luajtur në Oslo, vajzat e Grimës e panë veten në disavantazh në minutën e 18-të, kur norvegjezet shënuan me Leonhardsen. Në minutën e 29-të vendaset çojnë shifrat në 2-0 me golin e realizuar nga Naalsund ndërsa në të 44-tën, Hegerberg trefishon rezultatin. Pësimi i tre golave në pjesën e parë duket se goditi psikologjikisht përfaqësuesen kuqezi të vajzave që e ka të vështirë të reagojë diç duhet. Në fundin e fraksionit të parë, Grima bën zëvendësimin e parë, duke hedhur në fushë Armera Tukajn në vend të Alma Hilajt.

Kuqezezat pësojnë edhe gjashtë gola të tjerë në fraksionin e dytë, teksa për norvegjezet shënojnë  Leonhardsen(x3), Gaupset, Reiten dhe Boe Risa.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 9-0 në favor të Norvegjisë. Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave në playoff-in e Kampionatit Europian “Zvicër 2025” përfundon këtu. Pavarësisht eleminimit, vajzat kuqezi kanë bërë një rrugëtim pozitiv. Fillimisht dominuan grupin C5 duke siguruar vendin e parë falë tre fitoreve, ndaj Estonisë (x2) e Luksemburgut dhe më pas avancuan në raundin e parë të play-off-it.

Falë suksesit të arritur përfaqësuesja shqiptare e vajzave në edicionin e radhës të UEFA Nations League do të luajë në Ligën B.

 

Lajme të lidhura

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A
Sport

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

17:16 - 01/11/26
Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Nis java e 9-të e Superiores/ Nga përballja pa spektatorë, te sfida që garanton spektakël në “Elbasan Arena”
Sport

Nis faza e dytë e kampionatit! Java e 10-të do të luhet të dielën dhe të hënën

10:18 - 31/10/26
Para
DETAJE/ Kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

DETAJE/ Kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit
Aktualitet

Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

17:42 - 01/11/26

Një qytetar që iu bashkua protestës para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët do të vijojnë qëndresën deri në rrëzimin e sistemit,...

Lexo më shumë
Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Protestuesit i “gdhendin” Ramës përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

17:26 - 01/11/26
Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

Lazio merr fitoren e gjashtë radhazi dhe kreun e Serie A

17:16 - 01/11/26
Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

Aksident tragjik në Shkodër/ Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

17:03 - 01/11/26
Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit, njerëzit mezi mbyllin muajin! Rama të mbajë përgjegjësi

Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit, njerëzit mezi mbyllin muajin! Rama të mbajë përgjegjësi

16:42 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com