GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i mohoi garën, Salianji: U legenos për një karrige! Do ankohem te ndërkombëtarët e PPE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shqiptarët do thonin u legenos, për një funksion, një kolltug, karrige, u legenos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”. Ky është komenti i Ervin Salianjit, pasi u la jashtë garës së 23 majit për kreun e PD-së.

Për të, refuzimi i kandidimit, ka vetëm një arsye frika e Sali Berishës nga ndëshkimi i demokratëve.

“Berisha nuk e ka mbështetjen e demokratëve. Është një frikacak që i shmanget përballjes me demokratët dhe uzurpon PD. Nëse do kishte mbështetje, Berisha do hynte në garë dhe do të mundte me garë.

Me vendim të Kryesisë së PD, dënimi im është quajtur dënim politik. Vetë Berisha ka thënë që jam martir i gjallë i demokracisë dhe i fjalës së lirë. Berisha për shkak të asaj që quhet regjim, ka problematika shumë më të mëdha me drejtësinë se sa unë. Nuk ndalohesh në parti për shkak të ligjit të dekriminalizimit”, shprehet Salianji në intervistë për Report Tv.

Salianji nuk do ta dërgojë partinë në një betejë të rradhës në gjykatë. Për procesin farsë të zgjedhjeve për kryetar thotë se do njoftojë ambasadat dhe familjen e partive të djathta europiane.

“Kam komunikuar dhe do të komunikoj gjatë javës me të gjithë faktorin ndërkombëtar për këtë palaçollëk që po bëhet në PD. Do të njoftoj PPE për shkak se PD është pjesë e PPE dhe e kam shmangur pjesën e dërgimit në gjykatë pasi gjykatat kontrollohen nga regjimi Rama-Berisha. Do jepnin vendim në favor të regjimit, por edhe nuk dua ta çoj PD në këtë përplasje. Duhej të zgjidhej me votë çdo konflikt. Vota dhe mbështetja është ajo që e ndan një politikan nga një palaço”, thekson ai.

Pavarësisht vetë-përjashtimit, Salianji thotë se do të vijojë të jetë deri në PD-derisa “të çmontoj Berishën si një segment të regjimit të Ramës dhe bashkë me Berishën edhe Edi Ramën.”

Vijimi i drejtimit të PD nga Berisha për Ervin Salianjin është një shpërblim edhe për qeverinë e Ramës.

“Ku ka shërbim më të madh për Edi Ramën se sa të ketë njerëz që i ka shqepur në zgjedhje që nga viti 2013 kur ka qenë në pushtet. Unë e kam mundur Ramën, si i shërbej Ramës? Duke bërë burg, duke fituar në Kavajë, Korçë, duke kërkuar të pëmrirësohet PD“, vijon Salianji.

Ish deputeti ka nisur prej muajsh tashmë një lëvizje kundër Sali Berishës dhe lidershipit demokrat duke i akuzuar se ata nuk mund ta bëjnë opozitën fituese duke shuar shpresat për ndryshim qeverisës.

Report TV

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës
Breaking Views

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Para
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 2 Maj 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com