GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reagimi i Salianjit me fakte e dokumenta: 11 mashtrimet e Fatmir Xhafajt te Fevziu

15:28 - 10/10/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Reagimi i Salianjit me fakte e dokumenta: 11 mashtrimet e Fatmir Xhafajt te Fevziu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Famit Xhafaj, ish-ministri pinjoll i komunizmit dhe vëllai i një trafikanti droge, u shfaq mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në një përpjekje propagandistike për të kuruar figurën e tij të degraduar.

Pas intervistës, ka reaguar nga qelia politike e burgut të Fierit Ervin Salianji, i cili ndodhet pas hekurave pasi denoncoi vëllanë trafikant të Fatmir Xhafajt. Në reagimin nga kabina telefonike e burgut politike, e përcjellë nga zyra e shtypit e PD-së, Salianji rrëzon me fakte 11 deklarata të gënjeshtra të komunistit, sot Rilindas Xhafaj, dhënë në studion e emisionit të Blendi Fevizut.

Reagimi i Salianjit

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proces bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja çdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandat kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me këto makinacione e ka zyrën në po të nijetin vend tek ish Komiteti Qendror!

Kështu:

  1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​ Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!

​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai.

​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

Të gjitha të dhëna në dosje.

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokuroria ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​ Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetiguesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policisë që të luajë rolin e Gerontit!

Ndërkohë ky personazh është kontingjent i policisë dhe nuk ka për një komunikim timin me Alizotin!

Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-10-at-3.01.21-PM-1.mp4
  1. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​ Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilat i ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – personat Albert Veliu (Babalja) Agron (Geron) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambient, lokali Geron Xhafaj në Vlorë.

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kërkuan mbrojtjen për shkak të investigimit të fortë!

Dokumenti:

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti:​ Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në çdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.

Fakt i thënë para drejtësisë.

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë qe e kane sajuar!

Fakti:​ Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policisë, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu i thotë Fredi Alizotit: “– Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​ Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajtën në Shqipëri që të hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policisë, me trafikantët, etj.

 

  1. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti:​ Shkoi të kryente dënimin, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetimi i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.

​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.

​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik është i qartë, të dënohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpëtonin nga dënimi me burg për trafik droge në bashkëpunim!

 

  1. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti: ​Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontingjent, sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi për trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

 

  1. Xhafaj tha nuk është dorëzuar pajisja origjinale!

Fakt. Pajisja origjinale është dorëzuar tek Krimet e Rënda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si provë! Pavarësisht kësaj, akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vërtetuar që zëri i Agron Xhafajt është i njëjtë/i ngjashëm me zërin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!

Etiketa: Ervin SalianjiFatmir XhafajGeron xhafajKryesore1

Lajme të lidhura

Aktualitet

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Para
Hysaj rrëfehet për mediat e klubit: Ndaj Realit unë kam…

Dëmtimet te Lazio, Hysaj pritet të rikthehet në ekip

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com