GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reagon Komisioni për Rithemelimin e PD: Dje me 4446 vota shkarkuam Bashën, nuk është më kryetar

21:22 - 12/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi thirrje Ramës: Largo policinë, selia është e demokratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar sërish pasi Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, të cilin anëtarët e bojkotuan. Përmes një deklarate për mediat, Komisioni me 29 anëtarë për Rithemelimin e PD bën të ditur se prej ditës së djeshme Lulzim Basha është shkarkuar nga kryetar i PD dhe ka humbur çdo funksion përveç atij të deputetit.

“Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike verën se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-të, persona që pervec humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve. Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit. Falenderojme shumicen e anetareve te Këshillit Kombëtar qe ju pergjigjen thirrjes se Komisionit te Rithemelimit per te bojkotuar tallavane e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotshme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike. Bejme me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm. I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qendrojne vota e lire dhe respekti per statutin e PD si kontrata jone e perbashket me cdo demokrat. Kurre me ne PD nuk do te shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparence te plote nga vota e anetaresise se saj permes primareve. Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht. Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e anëtarësisë do të certifikoje perfundimisht ndarjen nga humbesi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri. I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike” – thuhet në njoftimin për media.

Etiketa: komisioni per rithemelimin e pdLulzim BashareagimSali Berisha

Lajme të lidhura

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Breaking Views

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26
“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër
Breaking Views

“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

21:49 - 09/02/26
Para
Vrasja në Deçan, Gjykata merr vendimin për babain dhe djemtë e tij

Vrasja në Deçan, Gjykata merr vendimin për babain dhe djemtë e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com