GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Real Madrid kërkon të kthejë faqe në duelin ndaj Juves

21:53 - 02/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Real Madrid kërkon të kthejë faqe në duelin ndaj Juves
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reali i Madridit po zhvillon fazën përgatitore, në SHBA, ku do të luajë dhe takimin e fundit, në këtë shtet, përballë Juventusit, përpara kthimit në atdhe, për fillimin e kampionatit.

Takimi mes spanjollëve dhe “Zonjës së Vjetër” do të luhet në stadiumin e qytetit të Orlandos, në Florida, me ndeshjen që pritet të fillojë, në orët e para të së enjtes, saktësisht, në 01:30, me orën e Tiranës.

“Los Blancos” duan të hedhin pas krahëve, ndeshjen ndaj Barcelonës, negative vetëm për rezultatin, duke parë që luajtën shumë më mirë se kundërshtari, i cili, në atë takim, pati vetëm fatin nga ana e vet.

Përsa i përket zgjedhjeve taktike, Carlo Ancelotti, pritet të zbresë në fushë ndaj ish-skuadrës së tij, me lojtarët më të mirë, siç ka bërë dhe në takimet e mëparshme, përballë Milan, Manchester United si dhe Barcelonës.

Rreshtimi taktik me shumë mundësi do të jetë ai i provuar në të gjitha sfidat e kësaj vere, 4-1-2-1-2.

Në portë, do debutojë në këtë turne, Courtois. Mbrojtja do t’i besohet katërshes Carvajal, Rudiger, Militao dhe Alaba.

Në mesfushë do të angazhohen veteranët Toni Kroos e Luka Modric, të ndihmuar nga freskia e Valverde dhe Brahim Diaz.

Sulmi, nga minuta e parë, do të përbëhet, sipas raportimeve, nga dyshja braziliane, Vinicius e Rodrygo.

Në këtë takim, duhej të debutante me Realin e Madridit, edhe blerja e fundit, Arda Guler, megjithatë, dëmtimet e kohëve të fundit, kanë bërë që ai, jo vetëm të lihet jashtë kësaj sfide, por të çrregjistrohet nga lista e lojatërve që do të angazhohen në La Liga.

Ndërkohë, Juventusi i trajnerit livornez, Massimiliano Allegri vjen në këtë duel, pas fitores ndaj Milanit, me penallti. Bardhezinjtë nuk janë impenjuar shumë deri tani, duke parë që njëra nga supersfidat që kishin në program, ajo ndaj Barcelonës, u anulua për problemet shëndetësore që prekën skuadrën e Xavit.

Rekordmenët italianë, të cilët këtë sezon, nuk do të kenë impenjime në Europë, për shkak të përjashtimit nga Conference League, me vendim të UEFA-s, nuk do kenë të disponueshëm në sfidën ndaj madrilenëve, futbollistët Adrien Rabiot, Nicolo Faggioli dhe Leonardo Bonucci, të cilët nuk janë grumbulluar në turneun parasezonal.

Përsa i përket rreshtimit, Allegri pritet që të mos heqë dorë nga zakonet e tij, duke e rreshtuar ekipin me formacionin 3-5-2.

Szczesny pritet që të startojë, nga minuta e parë, në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga treshja Danilo, Bremmer, Gatti.

Në mesfushë italianët do e nisin, nga minuta e parë, me Miretti, Locatelli, McKennie, Weah dhe Kostic.

Në sulm, Max Allegri do të startojë me dyshen italiane, të formuar nga Moise Kean e Federico Chiesa./m.b /gijotina.com

Etiketa: JuventusReal Madrid

Lajme të lidhura

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund
Breaking Views

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull
Breaking Views

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull

22:50 - 08/03/26
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A
Breaking Views

Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A

22:11 - 08/03/26
Para
Maestro, dedikim special për bashkëshorten e tij (VIDEO)

Maestro, dedikim special për bashkëshorten e tij (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com