GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Real Madrid udhëton në Cadiz pa lojtarët kyç

17:53 - 14/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Real Madrid udhëton në Cadiz pa lojtarët kyç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid ndeshet këtë të shtunë me Cadiz në kuadër të javës së 29-të të kampionatit spanjoll. “Los Blancos” duke parë impenjimin që do kenë të martën e ardhshme në Champions por edhe diferencën e madhe të pikëve nga vendi i parë, kanë vendosur të bëjnë disa rotacione.

Ajo që bie në sy ama është që janë lënë jashtë lojtarë me shumë peshë në formacionin e teknikut Carlo Ancelotti.

Sipas përditësimeve të fundit nga Arancha Rodriguez, Vinicius Jr dhe Toni Kroos do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme në La Liga.

Sipas raportimeve, dyshja nuk iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në stërvitjen e sotme dhe po vuajnë nga mbingarkesat. Si rezultat, trajneri Carlo Ancelotti do t’i lërë pushim për ndeshjen kundër klubit andaluz.

Në fakt ishte raportuar që të enjten se Kroos kishte pësuar një lendim të vogël gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të UEFA Champions League kundër Chelseat në mesjavë.

Sa i përket Vinicius, fantazisti brazilian ka luajtur pa pushim gjithë sezonin deri tani dhe pothuajse gjithmonë luan të gjithë 90 minutat e një ndeshjeje pa u zëvendësuar.

Pra, ka kuptim që Ancelotti t’i japë atij dhe Kroos një frymëmarrje kundër Cadiz nesër, veçanërisht duke pasur parasysh se Real Madrid do të përballet sërish me Chelsean javën e ardhshme në Stamford Bridge për ndeshjen e dytë të çerekfinales së UCL.

Përveç Kroos dhe Vinicius, Ferland Mendy është një tjetër lojtar që është i padisponueshëm për përballjen me Cadiz. Kthimi i francezit është ende shumë larg.

Ndeshjet e kampionatit shihen tashmë nga Ancelotti si një mundësi për të aktivizuar lojtarët e stolit.

Etiketa: Cadiz-Real MadridReal MadridSport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
VIDEO/ Gruaja përplas qenin me makinë, gjobë 40 mijë euro

VIDEO/ Gruaja përplas qenin me makinë, gjobë 40 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com