GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Receta e bukës së Pashkëve, e vetmja gjë ku duhet të bësh kujdes

14:52 - 17/04/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Receta e bukës së Pashkëve, e vetmja gjë ku duhet të bësh kujdes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje të krishtere dhe duke qenë se ka një shije as të ëmbël, as të kripur, konsumohet për mëngjes, lyer me pak reçel ose edhe me djathë të bardhë. Mund t’i jepen forma nga më të ndryshmet, që nga gërsheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gjë me të cilën duhet të besh kujdes, është ngjyruesi që do të ngjyrosësh vezët e Pashkës, duhet të jetë patjetër ushqimor.

Përbërësit: 

1/2 kg miell tip 00

5 vezë

100 gr gjalpë të shkrirë në mikrovalë

100 ml qumësht

150 gr sheqer

30 gr maja birre

3 vezë të ngjyrosura Pashke

Përgatitja:

Fillimisht, shkrijmë majanë e birrës në pak ujë të ngrohtë duke shtuar më pas edhe qumështin e vakët. Shtojmë një lugë të vogël sheqer, gjysmën e miellit dhe i përziejmë mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Në këtë moment, brumi rezulton pak ngjitës në duar, por nuk është problem.

E lëmë të vijë të gjithë masën në një ambient të ngrohtë, larg korrenteve të ajrit (p.sh. në furrën e fikur) për rreth 2 orë apo derisa të dyfishojë vëllimin e saj. Në një enë të madhe, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me pjesën e mbetur të sheqerit, shtojmë gjalpin e shkrirë në mikrovalë dhe gjysmën tjetër të miellit.

Pasi të kenë kaluar dy orë dhe brumi të jetë fryrë, e bashkojmë me brumin e mësipërm me vezë duke i përzier sa më mirë me njeri-tjetrin në mënyrë që të formohet një masë e vetme, e cila duhet të rezultojë elastike dhe jo shumë e hollë (në këtë rast, shtojmë edhe pak miell).

E vendosim sërish për t’u fryrë edhe për 2 orë të tjera. Pasi ka kaluar kjo kohë, e ndajmë brumin në dy pjesë duke formuar dy rripa të gjatë të cilët i gërshetojmë midis tyre. Vendosim në mes vezët e kuqe të ziera, e transferojmë në tavën ku do ta gatuajmë të lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell dhe e lëmë të vijë edhe për një orë tjetër. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta./Revista Class

Etiketa: buka e pashkevepashke

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Masakroi me thikë nënën dhe plagosi gjyshen, 35-vjeçari në Greqi tenton të arratiset

E rëndë në Greqi, ish-partneri përdhunon 25-vjeçaren në tualetin e një lokali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com