GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Reciprociteti i targave, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

13:42 - 20/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reciprociteti i targave, BE thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka folur pas vendosjes të reciprocitetit për targat nga qeveria e Kosovës. 

Në një konferencë për mediat, ai tha se duhet të ndalen tensionet dhe të promovohet lëvizja e lirë, ndërsa bëri thirrje për vijimin e dialogut.

“Ne po ndjekim nga afër situatën. Lëvizja e lirë është një nga themelet e Bashkimit Europian dhe ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të promovojnë lëvizjen e lirë. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të frenohen menjëherë nga akte unilaterale dhe të reduktojnë tensionet. Ne i bëjmë thirrje palëve që të shfrytëzojë dialogun që të trajtojnë të gjitha çështjet e hapura që kanë midis tyre, duke përfshirë këtu lëvizjen e lirë dhe çështjen e njohjes së targave të makinave”.

Stano tha gjithashtu se Miroslav Lajçak është në Beograd dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, për zgjidhjen e çështjes, ndërsa ka qëndruar gjithashtu në kontakt me autoritetet e Kosovës për zgjidhjen e çështjes.

“Aktualisht, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është në Beograd dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic për zgjidhjen e çështjes. Ai gjithashtu ka qëndruar në kontakt me autoritetet e Kosovës për zgjidhjen e çështjes. Qëllimi i Bashkimit Europian është krijimi i kushteve për pajtimin dhe stabilitetin në rajon, nga të cilat përfitojnë qytetarët e rajonit”, tha Stano.

Më herët në mëngjes, qeveria e Kosovës, njoftoi se të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh, ndërsa shkruhet gjithashtu se vlefshmëria e targave zgjat 60 ditë.

Etiketa: BEtensione

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
Histori tradhtie, lojtari brazilian pret të bëhet me fëmijë me mbesën e ish-gruas

Histori tradhtie, lojtari brazilian pret të bëhet me fëmijë me mbesën e ish-gruas

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com