GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reforma e azilit në BE ngjall pakënaqësi në Gjermani

09:10 - 08/06/23
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Reforma e azilit në BE ngjall pakënaqësi në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian diskutojnë për procedura të reja të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm dhe për një shpërndarje më të drejtë të refugjatëve midis vendeve anëtare.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të enjten pikat kyçe të politikës së përbashkët të azilit në Luksemburg. Ata duan të bien dakord për procedura të reja të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm të Evropës dhe për një shpërndarje më të drejtë të refugjatëvve midis vendeve anëtare.

Komisionerja e Brendshme e BE-së, Ylva Johansson ishte optimiste se mund të arrihej një “përparim” pas vitesh mosmarrëveshjeje. Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nansy Faeser (SPD) ka sinjalizuar miratimin e procedurave të planifikuara kufitare. Por brenda Gjermanisë ka kritika të ashpra nga radhët e dy partive të koalicionit, Të Gjelbrit dhe SPD, si edhe nga organizatat joqeveritare dhe shkencëtarët. Ata i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që  të mos pajtohet me propozimin e BE.

Sistemi i Dublinit mbetet në fuqi

Këshilli për Migracionin, një organizatë ku marrin pjesë kryesisht shkencëtarë të fushës, deklaroi të mërkurën në Berlin se asnjë reformë nuk do të ishte më e mirë se ajo  që do të rriste problemet në politikën e BE-së për azilin. Kryetari i këshillit, Vassilis Tsianos, i bëri thirrje Ministres Federale të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), të votojë kundër planeve të reformës në Luksemburg. Tsianos tha se planet nuk çojnë në një sistem të përbashkët azili, por  thellojnë më tej ndarjen e Evropës në politikën e azilit dhe migracionit. Këshilli kritikoi faktin që me planet e reja nuk po reformohet sistemi i Dublinit, i cili i vë nën presion të madh shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm  të BE-së. Sipas sistemit të Dublinit, përgjegjës për refugjatët është ai vend, tokën e të cilit ka shkelur refugjati për herë të parë.

Procedurat kufitare nuk janë procedura të mirëfillta azili, por vetëm një “kontroll paraprak i bazuar në kritere të përafërta”. Arsyet e arratisjes dhe nevoja për mbrojtje nuk mund të dokumentohen si duhen. Kjo çon në burgime pranë kufirit, tha Bernd Kasparek nga Instituti i Berlinit për Hulumtime Emprike për Migrim dhe Integrim. Reforma e planifikuar e BE-së synon “të minojë sistematikisht qasjen e azilkërkuesve në ligjin e azilit”, kritikoi Marei Pelzer, specialiste për  ligjin e azilit dhe migracionit nga organizata Pro Asyl.  Refugjatët në kufi nuk do të kenë përfaqësim ligjor, kjo bën që të mos ketë një procedurë të drejtë azili.

Përfaqësuesi i Këshillit të Kishës Ungjillore në Gjermani (EKD), peshkopi Christian Stäblein, u bëri thirrje të mërkurën ministrave të brendshëm të BE-së që të tregojnë “guxim për një politikë humane me  refugjatët”. Stäblein kërkoi që reforma  të përmirësojë mbrojtjen e refugjatëve dhe efektivitetin e sistemit të azilit. “Refuzoj shprehimisht procedurat e detyrueshme kufitare dhe zhvendosjen e mbrojtjes së refugjatëve në vendet jashtë BE-së duke zgjeruar listën e vendeve të treta të sigurta”, tha peshkopi i Kishës Ungjillore Berlin-Brandenburg-Schlesische Oberlausitz (EKBO) për agjencinë gjermane të lajmeve, epd.

Kritikë edhe nga radhët e partive të koalicionit

Por kritikë vjen në edhe nga vetë partitë e koalicionit qeverisës. Shumë politikanë të partisë Të Gjelbrit e kanë të vështirë të pranojnë që njerëzit që kërkojnë mbrojtje mund të mbahen në ambiente në kufijtë e jashtëm të BE-së me javë të tëra, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u shqyrtuar. Në programin e tyre zgjedhor, të Gjelbrit e hodhën poshtë qartë këtë në 2021. Rreth 730 anëtarë të partisë Të Gjelbrit qëndrojnë pas një letre drejtuar politikanëve kryesorë në partinë e tyre, ku kritikojnë kursin e “trembjes dhe izolimit”.  22 nga 206 deputetë të grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag nënshkruan gjithashtu një deklaratë që kundërshton qartë reformën. Aty thuhet: “Ne e shohim në mënyrë kritike futjen gjithëpërfshirëse të procedurave kufitare, pasi ato nxisin kushte të përafërta me burgosjen”.

Qeveria gjermane pro planeve

Gjermania i mbështet planet e Komisionit të BE-së, të cilat përfshijnë procedura të shpejta për sqarimin e kërkesave për azil në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe deportime më të lehta drejt vendeve të treta. Por qeveria federale po përpiqet për marrëveshje detyruese për shpërndarjen e refugjatëve ose të paktën pagesat e kompensimit nga vendet që nuk duan të pranojnë azilkërkues. Gjithashtu, Të Gjelbrit duan që nga kjo procedurë e përshpejtuar të përjashtohen familjet.  Marei Pelzer, nga Pro Asyl është skeptike se Gjermania do të ketë sukses me këtë kërkesë.

Kancelari Olaf Scholz e kishte thënë që të martën, 6 qershor, në Berlin, se Gjermania tashmë e ka marrë vendimin.  Që nga lëvizja e madhe e refugjatëve në 2015 dhe 2016, ka pasur grindje të vazhdueshme në BE nëse ata që kërkojnë mbrojtje duhet të shpërndahen në të gjitha vendet anëtare. Kjo parashikohet edhe në propozimin aktual të Komisionit të BE-së.

Ministrja e Brendshme e SPD, Nancy Faeser, nga ana e vet, ka disa javë që “moment historik” për politikën e BE-së për refugjatët. Të paktën që nga fluksi i miliona refugjatëve nga viti 2015, politika e përbashkët e BE-së për azilin është konsideruar e dështuar – pavarësisht përpjekjeve të shumta për reforma.

Nëse 15 nga 27 vendet anëtare të BE-së votojnë në favor të reformës në Luksemburg dhe nëse së bashku përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë totale të BE-së, atëherë mund të fillohet me negociatat me Parlamentin e BE-së. /DW

Etiketa: AzilGjermani

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Shqiptari vrau të bijën 16 vjeçare dhe italianin/ Vëllai i viktimës: Mamaja s’del nga shtëpia

Shqiptari vrau të bijën 16 vjeçare dhe italianin/ Vëllai i viktimës: Mamaja s'del nga shtëpia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve
KRYESORE

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve

14:06 - 15/03/26

Partia Demokratike në Shkodër po zhvillon këtë të diel procesin zgjedhor për përzgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Votimi...

Lexo më shumë
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist

13:51 - 15/03/26
Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com