GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Reforma në drejtësi në Izrael/ Vijon kaosi, mjekët hyjnë në grevë

12:07 - 25/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në drejtësi në Izrael/ Vijon kaosi, mjekët hyjnë në grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektligji që u miratua dje nga parlamenti i vendit dhe është pjesë e reformës më të gjerë në drejtësi të kërkuar nga qeveria e Benjamin Netanyahut, nuk thotë se do të ndalet kaosi që është shkaktuar në Izrael.

Sipas Guardian, mjekët në të gjithë Izraelin do të dalin sot në grevë, duke protestuar kundër projektligjit që ka përçarë shoqërinë e vendit në muajt e fundit dhe ka shkaktuar protesta masive.

Kujtojmë se ky ligj mohon aftësinë e Gjykatës së Lartë për të anuluar vendimet e qeverisë apo të ministrive nëse i konsideron ato “absurde”.

Projektligji u miratua me 64 vota kundër, teksa deputetët e opozitës abstenuan nga votimi në shenjë proteste dhe u larguan nga seanca plenare e Knesset-it duke thirrur “Turp”.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimit, kreu i sindikatës kryesore të sektorit publik të Izraelit tha se do të takohej me zyrtarë të tjerë të sindikatave për të diskutuar mundësinë e thirrjes së një greve të përgjithshme.

🇮🇱 Israel’s parliament on Monday approved the first major law in PM #Netanyahu’s contentious plan to overhaul the country’s justice system.

🪧 The move triggered a new burst of mass #protests. @MonteReports has what you need to know 👇 pic.twitter.com/bgIVoHkAOx

— FRANCE 24 English (@France24_en) July 25, 2023

Siç raporton Guardian, zhvillimet e fundit pas miratimit të projektligjit, të cilat përfshijnë grevat e mjekëve, kërcënimin për një grevë të përgjithshme dhe refuzimin e mundshëm të 10 mijë rezervistëve ushtarakë për t’u paraqitur në detyrë, duket se po hapin një kapitull të ri në krizën që ka pllakosur Izraelin prej disa muajsh.

Mbrëmë, rrugët rreth ndërtesës së parlamentit në Jerusalem u mbushën me rreth 20 mijë protestues, të cilët valëvitnin flamuj dhe bërtisnin parulla të zemëruara si “Nuk do të tërhiqemi kurrë”. 

Në muret dhe gardhet e zonës përreth, nga protestuesit u vendosën ngjitëse të panumërta ku shkruhej “nuk do t’i shërbejmë një diktatori”, “demokracisë ose revoltës” dhe “Të shpëtojmë Izraelin nga Netanyahu”.

Etiketa: IzraelKaosiligji i reformes ne drejtesi

Lajme të lidhura

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Para
Temperatura ekstreme Mjekët: Djegie nga kontakti me metale dhe asfalt

Temperatura ekstreme Mjekët: Djegie nga kontakti me metale dhe asfalt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com