GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës. Shkak i debateve është bërë mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në seancën dëgjimore, ku në vend të tij ishte i pranishëm zv.drejtori, Sokol Bizhga.

Gjatë mbledhjes, Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, e cilësoi si të papranueshme mospjesëmarrjen e drejtuesit kryesor të policisë. Bylykbashi theksoi se është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve.

Edhe anëtari demokrat, Gent Strazimiri, mbajti të njëjtit qëndrim, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes me arsyetimin se përfaqësimi i policisë nuk ishte në nivelin e duhur. Nga ana tjetër, bashkëkryetari i maxhorancës, Damian Gjiknuri, hodhi poshtë kërkesat e opozitës, pasi, sipas tij, drejtuesit e policisë nuk kanë detyrim ligjor të raportojnë për punën e tyre përpara këtij komisioni.

Pjesë nga diskutimi:

Bylykbashi: Është e papranueshme që drejtori i Policisë së Shtetit nuk vjen në një seancë dëgjimore të Parlamentit. Është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve. Policia është rikthyer problem për dy arsye: për atë që duhet të bëjë dhe nuk e bën.

Strazimiri: Nuk duhet të jetë këtu zv/drejtori. Komisioni nuk është seminar. Si mund të vijë një zv/drejtor, madje edhe pa staf? Mbledhja duhet shtyrë.

Gjiknuri: Ai nuk ka detyrim për të raportuar këtu, është Komisioni i Sigurisë apo komisione të tjera. Ata raportojnë për punën e tyre në komisione të posaçme, ne s’jemi komision hetimor.

Bizhga: Në të dyja rastet kam qenë unë protagonisti që i kam propozuar ndryshimet për Policinë e Shtetit dhe unë kam qenë i autorizuar, kam ndjekur gjithmonë aktivitetet zgjedhore. Drejtori i përgjithshëm ishte drejtues në një qark, kurse unë kam qenë përgjegjësi për procesin zgjedhor të vitit 2025.

Etiketa: bylykbashidrejtorPolici

Lajme të lidhura

Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!
Aktualitet

Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!

11:55 - 15/10/26
‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh
Aktualitet

Koçeku sulmon Ramën: Për të korruptuarit kërkove ndryshime ligjore, ndërsa studentët përfundojnë në paraburgim

11:39 - 15/10/26
Përplasje mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, grushte dhe shkopinj gome mbi të rinjtë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, grushte dhe shkopinj gome mbi të rinjtë

11:29 - 15/10/26
Para
“Mos më thuaj mua e dashur!“ Vokshi përplaset me Gjiknurin, socialisti: Për ta bërë jetën me ngjyra

“Mos më thuaj mua e dashur!“ Vokshi përplaset me Gjiknurin, socialisti: Për ta bërë jetën me ngjyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!
Aktualitet

Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!

11:55 - 15/10/26

Prej tri ditësh, Shqipëria po përballet me protesta, bojkotim të mësimit dhe tensione në rrugët e disa qyteteve. Studentë dhe...

Lexo më shumë
‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh

Koçeku sulmon Ramën: Për të korruptuarit kërkove ndryshime ligjore, ndërsa studentët përfundojnë në paraburgim

11:39 - 15/10/26
Përplasje mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, grushte dhe shkopinj gome mbi të rinjtë

Përplasje mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, grushte dhe shkopinj gome mbi të rinjtë

11:29 - 15/10/26
Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

Edhe Vlora i bashkohet protestës së studentëve, të rinjtë braktisin auditorët dhe dalin në bulevard

11:09 - 15/10/26
“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

“Ju erdhi fundi!”/ Studentë dhe gjimnazistë thirrje të forta para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

10:45 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com