GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reforma zgjedhore/ Celibashi: Emigrantët s’mund të votojnë nëse…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma zgjedhore/ Celibashi: Emigrantët s’mund të votojnë nëse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi se nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëqet ligjore, vota e emigrantëve nuk mundësohet. I pyetur nëse mund të lejohet votimi nga jashtë pa ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe nëse mund të bëhen akte nënligjore, ai tha:

“I qëndroj të njëjtit arsyetim në lidhje me këtë çështje. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas urdhërimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ-së me këtë kuadër rregullator kushtetues dhe ligjor për të nxjerrë akte nënligjore që do të mundësojnë votimin nga jashtë.

Gjykata Kushtetuese edhe pse e di se ka diskutime dhe qëndrime ndryshe nga ky i imi, ka vendosur dhe ka thënë se mungon ligji për të zhvilluar votimin nga jashtë. Sa kohë mungon ligji, çfarë akti nënligjor mund të nxjerrësh si institucion. Çfarë parashikon kushtetuta për votimin nga jashtë. Nuk është si rasti i shpërndarjes së mandateve për të cilën ka një lloj përcaktimi.”, theksoi Celibashi.

Ilirjan Celibashi tha se është në dorë të partive politike ndryshimi i kodit të ri zgjedhor.

“E dimë të gjithë që nëse do të duhet që do bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor duhet të datojnë jo më shumë se një vit ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve.

Nëse do të mbetet ky kod zgjedhor zgjedhjet do të bëhen, nuk e di të them ca impakti do ketë, por duket që qoftë faktori politik, por edhe ai institucional kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në kod. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për t’i realizuar këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur

Kemi bërë publike listën, çështjet që duhen të adresohen dhe ngelet në vlerësimin e partive politike, të Kuvendit për ti adresuar ose jo ato çështje që për ne konsiderohen problematike, nëse mund ta them kështu.”, u shpreh ai.

 

 

 

Etiketa: CelibashiEmigrantëKryesore1

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
I akuzuar për disa vrasje/ Kush është Ralf Faruku, i arrestuar në Greqi

I akuzuar për disa vrasje/ Kush është Ralf Faruku, i arrestuar në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com