GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit të Selanikut, dokumentit ligjor themelor të zotimit zyrtar të Bashkimit Europian për ofrimin dhe sigurinë e perspektivës europiane, vendeve të rajonit tonë nga BE. Në këtë kuadër kryeministri i Greqisë, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim të nivelit më të lartë me liderët e vendeve të rajonit në të cilin marrin pjesë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore të BE.

Kryeministri i Greqisë nuk ftoi me të drejtë Edi Ramën për shkak të shkeljes nga ai i të drejtave kushtetuese, të drejtave që garanton Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut dhe kodi zgjedhor, e ligjet të tjera të vendit të qytetarëve shqiptar në farsën elektorale më 14 maj në terësi dhe rastin Beleri në veçanti. Por ai ftesën për Shqipërinë ia ka dërguar në përputhje edhe me protokollin europian të këtyre samiteve Presidentit të Republikës. Mirëpo në një akt të pamenduar në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës de facto ka refuzuar ftesën duke menduar se me refuzimin e tij do t’i imponojë kryeministrit Micotaqis të ftojë Edi Ramën.

Me këtë akt z.Begaj midis interesave europiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antieuropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën.

Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqeson mendimin dhe interesat europiane tënqytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit.

Presidenti i Republikës në vend të nderhyrjes për zgjidhjen e problemit Beleri, të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhërat e Ramës.

Ai e din shumë mirë se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar zgjedhore në historinë e pluralizmit politik dhe qëndrimi i shëmtuar i Edi Ramës ndaj Fredi Belerit është personal antikushtetues dhe në shkelje të ligjeve të vendit dhe vlerave të një shoqërie të lirë.

Beleri u arrestua me një kurth të llojit të Sigurimit të Shtetit të kurdisur, me porosi të Ramës nga Ardi Veliu pa asnjë provë, por vetëm me urdhër politik. Ai qëndron në burg me urdhër politik dhe në kundërshtim të hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, pra nuk plotëson asnjë kusht ligjor për mbajtjen e tij në parburgim.

Presidenti e din mirë se Beleri, kandidat i opozitës, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, mbahet në burg në kundërshtim flagrant me kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet e vendit në bazë të të cilave atij i takon mandati që ia kanë dhënë qytetarët dhe që Edi Rama kërkon t’ia marrë me çdo kusht.

Në ligjet e vendit nuk ka asnjë nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himare me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë.

Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton  vendimet e gjykatave të tre shkallëve të sadushit dhe sadushes është thjesht një gjethe fiku dhe diskreditim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojne ato me paanësi.

Duke përfunduar, denoncoj publikisht të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokratike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës.

Etiketa: OpinionSali Berisha

Lajme të lidhura

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!
Editorial

Analiza nga Gerti Çarçani/ Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

15:14 - 26/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

08:14 - 26/11/26
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri
OP-ED

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Para
“Tekste falas për fëmijët nga klasa e 1 në të 9-ën”, Rama: Përfitojnë 280 mijë nxënës

Në 1 shtator nis shpërndarja e teksteve falas në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa...

Lexo më shumë
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com