GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Refuzoi Begajn, kreu i LDK-së takon Ramën në kafe dhe Gjukanoviçin në hotel (FOTO)

17:01 - 16/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzoi Begajn, kreu i LDK-së takon Ramën në kafe dhe Gjukanoviçin në hotel (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizita e parë e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë u shënjua edhe nga një ‘incident’ me një prej kryetarëve të partive politike atje. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku refuzoi të zhvillojë një takim me Begajn me arsyetimin se ky i fundit nuk pranoi t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë. Sipas një reagimi LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.

Pra Lumir Abdixhiku thotë se Presidenti Begaj do të duhet ta kishte takuar në zyrat e partisë dhe jo në zyrat e Kuvendit të Kosovës u zhvilloi edhe takimet e tjera me partitë e tjera politike. Por në fakt kjo sjellje e kreut të partisë opozitare në Prishtinë është me dy standarde kur bëhet fjalë për takimet e tjera të mëparshme të tij.

Me një tjetër president të një vendi tjetër në rajon ai ka vepruar totalisht ndryshme. Tre muaj më parë, në maj, Abdixhiku e kishte takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe për të shkoi në një hotel në Prishtinë.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm që rrëzon arsyetimin e tij dhe të LDK-së për mos realizimin e takimit me Begajn. Abdixhiku më 20 qershor të këtij viti e k takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në një kafene në Prishtinë.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skënderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, shkruante atëherë Abdixhiku në Facebook.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të partive minoritare në Kosovë. Presidenti Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti Bajram Begaj u takua me presidenten e Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Adoleshentja gjendet e pajetë në banesë, reagon policia

E rëndë/ Humb jetën i mituri në Vaun e Dejës, ra në kontakt me energjinë elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com