GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Regjistri i Adresave/ AKSHI 3.6 mld lekë, Gjelishtës dhe Bashës

12:40 - 09/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Bëhet me dije se afro 3.6  miliardë lekë po harxhon AKSHI për dy tenderë të mbyllur në një ditë.

Bëhet me dije se afro 3.6  miliardë lekë po harxhon AKSHI për dy tenderë të mbyllur në një ditë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni është ende në ethe për faktin se hakerat iranianë vazhdojnë të kenë akses në shumë portale qeveritare. Megjithatë në deklarata e saj kryetarja e AKSHI-t, Majlinda Karçanaj, shprehet se po punohet për të ndalur këtë ndërhyrje. Nga aksion i Mirlindës shohim miliarda lekë që fluturojnë për sistemin, por asnjë siguri për të dhënat tona. Edhe këtë muaj, AKSHI ka luajtur me tenderë për sistemet e të dhënave. Bëhet me dije se afro 3.6  miliardë lekë po harxhon AKSHI për dy tenderë të mbyllur në një ditë.

Tenderi i parë mban numrin e referencës REF-44332-10-04- 2022 dhe ka objekt “Përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Adresave”, për Gjendjen Civile. Nuk llogaritet se sa euro janë hedhur deri më sot për regjistrin e adresave. Ky prokurim është  mbyllur me datë 5 dhjetor 2022 dhe i është dhënë bashkimit të operatorëve “Image & Communications Development” dhe “ATOM shpk”.  Oferta e tyre kap vlerën  164,000,000 lekë të reja. Pavarësisht çmimit të lartë të ofruar, AKSHI e shpalli fitues bashkimin e operatorëve. Ndërkohë një nga ofertat e tjera ishte shumë më ekonomike. Dy konkurrentë janë skualifikuar me argumentin se nuk kanë përkthyer si duhet emërtimin e certifikatave të dorëzuara.

 

Sakaq, vlen të përmendet se të dy pronarët e kompanive fituese janë emra të njohur në aferat me tenderë.

Pronari i firmës “Image & Communications Development” është Igli Gjelishti. Biznesmeni është përfshirë më herët në një skandal me AKSHI-n në vitin 2020, kur u akuzua publikisht se ka përfituar pa garë një tender 1 miliardë lekë nga AKSHI për shërbime IT. Ai akuzohej se këto para ia dha një pronari medie në mënyrë ilegale. Më vonë vetë Gjelishti pranoi marrjen e këtij tenderin dhe kalimin e parave tek një media, por përmes faturave tatimore. Ndërkohë ai vazhdon të marrë tendera nga AKSHI në çdo rast të mundshëm, sepse është i privilegjuar dhe i paracaktuar nga drejtoresha e miliardave, Mirlinda Karçanaj.

Edhe kompania ATOM shpk e drejtuar nga Luan Basha, është një nga subjektet që ka lidhur shumë kontrata me AKSHI-n. Përmendim këtu tenderin 4 miliardë lekë që mori “ATOM shpk” nga AKSHI, me objekt përmirësimin e rrjetit të IT në shkolla. Në fakt, realiteti tregon se shumë shkolla nuk kanë kabinet kompjuterik dhe jo më të marrin “shërbimet” e ATOM-it  Edhe pse paraqiti ofertën sa 90% e fondit limit, edhe pse nuk gëzon një licencë për shërbim IT, ky subjekt u shpall fitues pa u zhvilluar asnjë garë. Gjithashtu më herët, Gjykata e Shkodrës i fali tenderin e dyshimtë për paisje elektronike. Në këtë rast ATOM shpk futi në xhep 10 milionë lekë pa u lodhur fare.

2 miliardë lekë harta e ushtrisë

Përveç regjistrimit të adresave, AKSHI do të bëjë “ndërhyrje” edhe në hartën e ushtrisë. Tenderi i dytë është hapur me qëllim “Ngritjen e sistemit të informacionit për gjeografinë dhe infrastrukturën ushtarake në shërbim të IGJIU”. Vetëm për informacion rreth kësaj harte, AKSHI ka vendosur të shpenzojë rreth 2 miliardë lekë. Për herë të parë AKSHI ka marrë në konsideratë ofertën më të lirë. Dhe i ka dhënë tenderin kompanisë C.C.S. sh.p.k me vlerë 189,931,000 lekë.

Por, të dhënat e gjetura hedhin dyshime, nëse ky tender është dhënë te Genci Likoskëndaj, pronari i  C.C.S shpk. Ky ka fituar edhe shumë tendera të tjerë, madje në shkelje të ligjit. Një i tillë është tenderi me objekt “Suport dhe mirëmbajtje për SPI” me fond limit 4,830,000 lekë të reja pa TVSH.

 

Përmendim këtu edhe tenderin e dhënë nga Autoriteti  Portual Durrë me objekt  “Blerje pajisje në kuadër të zgjerimit të sistemeve ISPS”. Këtu Likoskëndaj ka marrë rreth 100 milionë lekë. Sakaq, vlen të përmendim se Likosëndaj është pronar i disa kompanive, si: C.C.S. OFFICE, TETRA SOLUTIONS (Ish CCS SOLUTIONS), C.C.S, CLICK dhe pronar i kompanisë “eOn”.  Edhe këtë herë, AKSHI në vend që të zgjedhë me kujdes investimet që do të bëjë, kujdeset më shumë për kompanitë që duhet të fitojnë.

Lexo edhe: Goditja e fundvitit/ AKSHI blen 6.3 mld lekë kufje dhe mikrofona

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIGjelishtiLuan BashaMajlinda Karcancajr abuzimtende

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Aksidenti i mori jetën, del video e fundit e 50-vjeçares në makinë

Aksidenti i mori jetën, del video e fundit e 50-vjeçares në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com