GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026.

Pas plotësimit të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore të KQZ-së, subjektet e certifikuara (3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur) janë:
  • Koalicioni me emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!, i cili përbëhet nga 4 parti politike të regjistruara: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane;
  • Koalicioni me emrin Koalicija Vakat, i cili përbëhet nga 2 parti politike të regjistruara: Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan;
  • Koaliconi me emrin ASHKALITË E BASHKUAR, i cili përbëhet nga 3 parti politike të regjistruara: Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim; dhe
  • Kandidati i pavarur Esmir Kasi.

“KQZ mbështeti rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për refuzimin e certifikimit të nismës qytetare Složno Pobeđujemo, pasi ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim. Në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme është përcaktuar se “…secili aplikim për certifikim përfshinë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve siç parashihet me rregullën e KQZ-së”, ndërsa në paragrafin 7 të nenit 2 të Rregullores Zgjedhore Nr. 04/2024 Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre, subjektet politike që aplikojnë për certifikim, obligohen ta dorëzojnë listën e mbështetësve me së paku 1,000 nënshkrime”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Po ashtu, KQZ, thotë se mbështeti rekomandimin e Zyrës për refuzimin e certifiimit të partisë politike të regjistruar, SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi ky subjekt politik joparlamentar nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim.

 

Në përgjithësi, pas vendimeve të mbledhjes së sotme, subjektet politike (3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë:

 

KOALICIONET:
  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!;
  2. ASHKALITË E BASHKUAR; dhe
  3. Koalicija Vakat.

PARTITË POLITIKE:

  1. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK;
  2. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
  3. AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
  4. KNRP;
  5. PSA;
  6. ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK;
  7. SRPSKA LISTA;
  8. FJALA;
  9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
  10. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK;
  11. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
  12. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
  13. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP;
  14. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA;
  15. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
  16. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS-IRDK; dhe
  17. PSD;

KANDIDAT I PAVARUR:

  1. Esmir Kasi.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për rritjen e numrit të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në konsullatën e Kosovës në Franfurt, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, në të cilën do të votohet më 6 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen më votim në këtë përfaqësi diplomatike nga 1,500 në 1,900.

KQZ, thotë se fillimisht kishte miratuar dy vendvotime për votim në konsullatën e Kosovës në Frankfurt, me kapacitet prej 750 votuesish për secilin prej tyre.

Megjithatë, për shkak të numrit të madh të regjistrimeve dhe faktit se kanë mbetur vetëm 113 vende të lira, është vlerësuar se ekziston nevoja për rritjen e kapacitetit, në mënyrë që të mos kufizohet e drejta e votës për qytetarët e tjerë të interesuar.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe konfirmimit nga Konsulli i Përgjithshëm në Frankfurt, është konstatuar se misioni diplomatik posedon kushte të mjaftueshme hapsinore dhe logjistike për të administruar deri në 1,900 votues. Për këtë arsye, rekomandohet që numri i votuesve të rritet në 950 për secilin vendvotim, përkatësisht 1,900 votues gjithsej në këtë Qendër Votimi”, thotë KQZ.

gijotina.com/

Etiketa: zgjedhjet ne Kosove

Lajme të lidhura

Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular
Aktualitet

Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular

11:44 - 24/08/26
Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë

11:25 - 24/08/26
Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec
Aktualitet

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

10:32 - 24/08/26
Para
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular
Aktualitet

Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular

11:44 - 24/08/26

Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, ku gjatë kontrolleve është gjetur...

Lexo më shumë
Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë

11:25 - 24/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

11:02 - 24/08/26
Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

Ministrat në “provim” përpara Ramës, zbardhet axhenda e ditës së dytë në Pogradec

10:32 - 24/08/26
Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama

Mediat evropiane: Rinia shqiptare është ngritur kundër regjimit autokratik të kryeministrit Rama

10:21 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com