GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Rekord ikja e të rinjve”, anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta

07:54 - 07/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rekord ikja e të rinjve”, anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 79 për qind e Shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë në vende të tjera për paga më të larta.

Rezultati doli nga një anketë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) realizoi këtë vit në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Shqipëria ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Të anketuarit u pyetën për arsyet e tyre kryesore që i shtyjnë ata të emigrojnë për t’u zhvendosur në një vend tjetër. Nga një listë me 13 arsye të mundshme, 79% e të anketuarve renditen pagat më të larta si arsyen më të rëndësishme për të lënë vendin e tyre.

Një grup faktorësh që nxisin emigrimin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnjë, Maqedoni, Mal i Zi përfshijnë, ndër të tjera, lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet e destinacionit, nivele më të larta të korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike.

Anketa evidentoi se, dobësitë në tregun e punës dhe pagat e ulëta krijojnë stimuj për emigracion nga Ballkani Perëndimor. Norma mesatare e papunësisë në Rajon është më e lartë se dyfishi i mesatares së OECD-së, duke filluar nga 9% në Serbi, 12% në Shqipëri dhe deri në 26% në Kosovë.

Të punësuarit marrin mesatarisht paga shumë më të ulëta se punonjësit në destinacionet kryesore të BE-së. Për shembull pagat minimale mujore në Gjermani dhe Francë dy herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, dhe gati katër herë më e lartë se në Shqipëri.

Sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor shfaqin dobësi të forta duke u bërë shkak për emigracion. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) tregon se mesatarisht gjysma e të gjithëve 15-vjeçarëve në rajon nuk i arrijnë aftësitë bazë në shkrim-leximit apo ne matematikë. Më shumë se dy të pestat e bizneseve të anketuara në Rajon përmendin mungesën e aftësive të aplikantëve si arsye për vendet e lira të paplotësuara.

Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Kjo është më e dukshme në Shqipëri, e cila ka përqindjen më të lartë te të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë.

Anketa evidentoi se, zhvillimi i sektorit privat pengohet nga një klimë sfiduese e biznesit, nivele të larta të korrupsioni dhe lidhjet e dobëta ndërmjet investimeve të huaja direkte (IHD) dhe sektorëve vendas. Për më tepër, më shumë se një e pesta e bizneseve në Ballkanin Perëndimor e identifikojnë korrupsionin si një pengesë kryesore për të bërë biznes në Rajon.

“Një mjedis i tillë pengon potencialin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, të cilat nga ana e tyre mund të përforcojnë faktorët e emigrimit” thuhet në studimin e OECD-së.

Anketa vë në dukje se, normat e larta të emigrimit mund të çojnë në mungesë të aftësive dhe në shtrembërime të tregut të punës në Ballkan. Nivele të larta emigracioni mund të rezultojë në një humbje të investimeve në kapitalin njerëzor dhe të pengojë rritjen e produktivitetit./MONITOR

Etiketa: anketeEmigrimifinancaKryesore1

Lajme të lidhura

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë
Breaking Views

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Para
Dokumenti/ Legalizimi i basteve sportive, zbulohet plani i qeverisë, ja çfarë planifikonte në fillim të vitit

Dokumenti/ Legalizimi i basteve sportive, zbulohet plani i qeverisë, ja çfarë planifikonte në fillim të vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com