GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rekord në rajon/ 70 minorenë shqiptarë aplikuan për azil në 2021

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord në rajon/ 70 minorenë shqiptarë aplikuan për azil në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse tendenca është në rënie, prindërit shqiptarë nuk ngurrojnë që t’i nisin fëmijët e tyre të pashoqëruar në një nga vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2021 u shënuan 70 aplikime për azil nga fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Ky numër është pothuajse i njëjtë me vitin 2020 (75) dhe n ëse dy herë më i ulët se në 2019-n, kur u regjistruan 160 aplikime.

Megjithatë, në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vijon të mbajë rekord. Në 2021, Maqedonia e Veriut kishte 5 aplikime, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina nuk kishin asnjë dhe Kosova regjistroi 20 aplikime nga fëmijët e pashoqëruar. Belgjika ishte shteti më i preferuar për aplikimet e minorenëve shqiptarë, me 25 të tilla, të ndjekura nga Suedia, Greqia dhe Gjermani ame nga 10 secila. Deri në vitin 2019 kryesonin Gjermania dhe Franca.

Aplikimet në BE

Sipas Eurostat, në vitin 2021, kishte 23 255 aplikantë për azil që u konsideruan të mitur të pashoqëruar, me 72% rritje krahasuar me vitin 2020 (13 550). Në një masë të madhe, kjo rritje u shkaktua nga rritja e numrit të të miturve të pashoqëruar nga Afganistani (12 270 në 2021 krahasuar me 5 495 në 2020).

Mes 23 255 të miturve të pashoqëruar që kërkuan azil në vitin 2021, shumica (93%) ishin meshkuj. 68% ishin të moshës 16 deri në 17 vjeç, ndërsa ata nga 14 deri në 15 vjeç përbënin 23% dhe ata të moshës nën 14 vjeç 9%.

Austria përbënte 24% të të gjithë aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE. Ajo u pasua nga Gjermania, Bullgaria (të dyja 14%), Greqia (10%), Belgjika dhe Rumania (të dyja nga 8%).

Në vitin 2021, bazuar në të dhënat e disponueshme, 5 070 të mitur të pashoqëruar që aplikonin për azil morën statusin e mbrojtjes në BE. Nga këto për 48% iu dha mbrojtje plotësuese, 34% iu dha statusi i refugjatit dhe 18% morën mbrojtje humanitare.

Grupi më i madh i aplikantëve për azil që konsiderohen të mitur të pashoqëruar në BE në vitin 2021 ishin afganë (53% e numrit total të të miturve të pashoqëruar që kërkojnë azil në BE). Ata u pasuan nga sirianë (16%) dhe nga Bangladeshi (6%)./Monitor

Etiketa: Azilminorene

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Gjermania mbështet Kosovën për anëtare në Këshillin e Europës

Gjermania mbështet Kosovën për anëtare në Këshillin e Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com