GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rektorja blen 37 milionë lekë perde, pas denoncimit anulohet tenderi nga KPP

13:55 - 21/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Rajmonda Kçira, blen 37 milionë lekë perde. Duket sikur janë zgjidhur të gjitha problemet e studentëve

Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Rajmonda Kçira, blen 37 milionë lekë perde. Duket sikur janë zgjidhur të gjitha problemet e studentëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Rajmonda Kçira, blen 37 milionë lekë perde. Duket sikur janë zgjidhur të gjitha problemet e studentëve dhe tashmë duhen këto perde luksi. Pak ditë më parë, Gijotina.com raportoi se si KPP anuloi tenderin e denoncuar dy herë për blerje pajisjesh në këtë universitet

Por, paska akoma! Kçira ka zhvilluar edhe një tender tjetër, atë me numër reference REF-83482, më 10 dhjetor 2023, me objekt: “Furnizim vendosje Perde”, me fond limit 3,749,961.00 lekë (pa TVSH) zhvilluar më datë 23 dhjetor 2023, nga autoriteti kontraktor Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër.

Pra, më shumë se 37 milionë lekë do të shpenzojë rektorja vetëm për perdet e universiteti! Në momentin që fituesi po merr paratë dhe do të vendosë perdet e porositura, firma pjesëmarrëse në këtë tender “Bajro Bros” SHPK ka dorëzuar një ankesë në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Kjo firmë pretendon se dy oferta të tjera janë kualifikuar si të vlefshme, edhe pse nuk përmbushin kriteret. Këtë ankesë kompania e ka dërguar edhe në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave pranë universitetit, por rektorja vazhdon të këmbëngul në vendimin e vet. Megjithatë, vendimi i KPP nxjerr në shesh të palarat e tenderit për perdet.

Sipas KPP, firma ‘NETA SHYTI’, e cila ka një nga ofertat e kualifikuara nuk ka paraqitur dokumentet e kërkuara origjinale për fazën tjetër, fakt që komisionin i Kçirës e ka anashkaluar.

Por KPP ka dyshimet e veta, edhe pasi Universiteti ka këmbëngulur se ‘Neta Shyti’ ka  dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe ka prezantuar dosjen.

Komisioni vëren se ka mangësi të dokumenteve të rëndësishme.

“Nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar nga autoriteti kontraktor Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Komisioni i Prokurimit Publik konstaton, se mungon akti dëshmi Penaliteti personale, e cila rezultonte të ishte listuar si akt në listën e inventarit të dorëzuar nga operatori ekonomik “Neta Shyti” PF, protokolluar me nr. 2586/12 prot., datë 06.11.2023, i cili është akt që lidhet drejtpërdrejte me dokumentacionin, i cili duhet të ishte dorëzuar nga operatori ekonomik “Neta Shyti” Pf, në kuadër të vërtetimit të kritereve të përgjithshme të kualifikimit, të deklaruara në Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, për procesin e administrimit të të cilave edhe ankimuesi ka ngritur pretendime”, thuhet në vendimin e KPP.

Prandaj, në përfundim Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi që të pranojë ankesën e firmës “Bajro Bros” SHPK dhe i kërkon Universiteti të Shkodrës që të anulojë tenderi derisa të korrigjohen gabimet e bëra.

Është e qartë se rektorja Kçira po fshihet prapa perdeve për t’i dhënë kompanisë së paracaktuar 37 milionë lekë. Drejtuesja e këtij institucioni duket jashtë kontrollit të ministrisë.

Kështu do të ndodhte, kur ministre e Arsimit dhe e Sportit do të emërohej Ogerta Manastirliu (ish ministre e Shëndetësisë) që është e zënë me përgjigjet që i jep SPAK-ut për koncesionin e Sterilizimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDenoncimKPPrektorja e universitetit te shkodrestender per perde

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Manja: Nuk ka amnisti për çështjet që po hetohen në GJKKO

Manja: Nuk ka amnisti për çështjet që po hetohen në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com