GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rënia e “shoqes” Elizabeta Imeraj dhe alarmi për financuesit e saj

19:01 - 11/05/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia e “shoqes” Elizabeta Imeraj dhe alarmi për financuesit e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas shkarkimit të Elizabeta Imerajt si prokurore nga KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit), një vrull qëndrimesh u lëshuan në rrjet, ku disa e morën në mbrojtje, duke deklaruar se shkarkimi i saj u bë i bazuar në thashetheme, ndërsa shumë profesionistë, apo ish kolegë të saj e konsiderojnë atë si shembulli më i keq i njollosjes së drejtësisë në vend, ku me intrigën e saj të sofistikuar nuk rreshti asnjë moment.

Megjithatë të vërtetat duhen thënë në sy, pavarësisht nëse vendimi ishte i bazuar në prova apo në thashetheme. Elizabeta Imeraj njihet si një nga prokurorët e prokuroret, që ka pasur mbështetjen më të fortë nga njerëzit e politikës por dhe nga oligarkët. Me mbështetjen që kishte nga njerëz me pushtet absolut e para që burojnë nga fondet publike, por edhe favorizimet e abuzimet, por sidomos nga Shefqet Kastrati, Pëllumb Salillari, Erjon Veliaj etj, kjo grua tentoi çdo gjë, provoi çdo rrugë, pa kursyer askënd dhe pa treguar asnjë skrupull ne një përpjekje të trishtë për të mbijetuar.

Ishte kjo prokurore që nuk ka çuar asnjë hetim deri në fund, por veç ka vendosur gjoba. Këtë e di një opinion i tërë. Pretendon që ka hetuar Sajmir Tahirin e Lulzim Bashën, por përveç shoë-t mediatik s’ka bërë asnjë hetim. Saimir Tahirin, e dinë të gjithë se e këputi hetimi i italianëve, prokurorja vetëm sa i bëri nder Erjon Veliajt, duke këmbëngulur që të dënohet, me qëllim që Lalit t’i hapet rruga për të marrë kreun e PS. Se po të ishte për Elizabetën, ajo ishte kthyer në një njeri të afërt me Tahirin, madje duke ndenjur deri në darka familjare.

Po ashtu, ishte kjo zonjë që bëri gjoja sikur ndau burrin për t’i shpëtuar vettingut, pasi burri i vet kishte akuza për prostitucion në Itali, një akuzë dhe një dyshim i fortë që e përndoqi gjatë gjithë procesit të vettingut. Dhe të gjithë  thonë se u ndanë me letra, pasi martesa e tyre vazhdon normal. Megjithatë, ajo pretendon që ish-burri i saj ka dalë i pafajshëm me vendim apeli në Itali dhe që zgjidhja e martesës ka ardhur për shkaqe personale dhe jo vettingase.

Kjo zonjë nuk rreshti asnjë moment duke bërë presion mbi trupën e vlerësimit me lloj-lloj manipulimesh dhe shantazhe të ulëta. Nuk u lodh asnjë moment për të shantazhuar ose ndikuar gjithë njerëzit që mendonte se kishin akses në Ambasadën e SHBA, duke u stisur çështje që pastaj bënte sikur ua mbyllte në këmbim të një fjale të mirë për të.

Nuk u lodh duke thënë lart e poshtë që ka qenë për drekë me Yuri Kim dhe i ka rregulluar punët. Tentoi të prodhonte me mediat e blera një kauzë inekzistente të ndarjes krahinore në Shqipëri me pretendimin që po heqin këtë “heroinë” se është nga veriu. Sikur mos të mjaftonin këto tashmë po del nëpër studio televizive, që gjithë populli duhet të vajtojë për këtë humbje të thellë.

Por atyre që u ka rënë halli në Prokurorinë e Tiranës e dinë që shpëtuan nga nënëmadhja e shantazhit, intrigës dhe korrupsionit.

Por, me gjithë aleancën e njerëzve më të fuqishëm në politikë e biznes të lidhur me politikën për ta mbështetur, nuk ia dolën, siç duket këta njerëz, ende nuk kanë arritur të depërtojnë tek amerikanët, të cilët shpesh herë nuk ia përtojnë t’i tregojnë vendin sa njërit dhe tjetrit, mbase ka ardhur radha dhe për mbështetësit e saj…

Etiketa: alarmiElizabeta Imerajfinancuesitkryesore2reniashoqja

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Qeveria të japë llogari për përmbytjet

16:30 - 08/01/26
Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat
Uncategorized

Berisha: Ergys Agasi u shiti armiqve të NATO-s të dhëna që i ishin besuar Shqipërisë dhe përgjoi ambasadat

13:28 - 07/01/26
Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin
Aktualitet

Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin

16:20 - 06/01/26
Para
“21 Janari dhe Gërdeci”, Rama: Të hetohet non grata!

Zëri i Amerikës/ Rama përsëri kritika SPAK-ut: Hetoni Sali Berishën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com