GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Replikat/ Bardhi-Ramës: Je pak i rënduar këtë periudhë, s’ke faj

13:34 - 25/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kërcënon Bardhin: O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s’jam më kryeministër!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Përmes një postimi në “X”, Rama shkruan se për gjithçka ka shpifur, Bardhi duhet të çonte prova në gjykatë! E duke qenë se sipas tij nuk i zotëron këto të fundit, “shtyn seancat me llafe boshe.”

“Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë këmbëngulur që të mos merren parasysh vendimet e Penales, sepse medemek ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus, në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu. Avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është e Edi Ramës dhe bëhet fjalë për deklaratat e Bardhit për kryeministrin që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurorë që pastaj i ka promovuar etj etj…Pra, gjyqi është me Edi Ramën dhe për shpifjet ndaj Edi Ramës, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit. Po natyrisht, ata prova s’kanë dhe s’përdridhen duke shtyrë seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër. Eh Babale, Babale, s’përdridhu s’përdridhu…”, shkruan Rama.

Pa vonuar, erdhinjë kundërpërgjigje e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi për kryeministrin e vendit Edi Rama. Po përmes një postimi në “X”, Bardhi i thotë Ramës se “koordinatori juridik ose s’e ke kuptuar se çfarë të ka thënë, ose të ka gënjyer”.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik. Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan demokrati.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka kallëzuar Bardhin për shpifje. Në padinë me objekt “shpërblim dëmi jopasuror”, Rama kërkon dëmshpërblim në shumën 1 milionë lekë për shkak të deklaratave publike të Bardhit ku ka përmendur emrin e vëllait të tij, Olsi Rama, si të lidhur me anëtarë të një grupi kriminal.

Etiketa: Edi RamaGazment Bardhi

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
SPAK lëshoi 24 masa sigurie/ Pedagogu i Bujqësorit: Prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat, ku janë lekët?

SPAK lëshoi 24 masa sigurie/ Pedagogu i Bujqësorit: Prej 25 vitesh kam një karrige që më gris rrobat, ku janë lekët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com