Reshjet e dendura të dëborës dhe moti i përkeqësuar kanë krijuar situata problematike në qarkun e Dibër-Milot, ku disa rrugë janë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit.
Policia Rrugore Lezhë ka njoftuar së fundmi të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Poashtu, sipas policisë, rruga që të çon te Kisha e Laçit është gjithashtu e bllokuar për të njëjtën arsye.
Discussion about this post