GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass

19:55 - 15/02/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dikur një ndër perlat e Vlorës, kodrina me agrume mbi ‘Ujin e Ftohtë’ është kthyer në një tokë të rrënuar, ku sheh shtëpi me mure të çara dhe pirgje me gurë të mëdhenj nëpër avlli e rrugica. Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga përmbytjet e 4 tetorit 2024, por inertet që solli përroi ende nuk janë pastruar. Ato qëndrojnë si kërcënim mbi çatitë e shtëpive.

Skënder Ademi është vendosur në këtë lagje rreth viteve 2000 dhe tregon se nuk ka parë ndonjëherë katastrofë si ajo e 4 tetorit. Ai fajëson kompaninë “Gener 2” që ka ndërtuar bypass-in e Vlorës.

“Qëkur ka filluar bypass, rënia e gurëve nuk është ndërprerë, por më 4 tetor që ra shiu i madh nuk dihet se sa metër kub gurë ranë nga mali. Nuk e di nuk e di sa gurë kam hequr me krahë. Më ka bërë dëm shumë, por mirë që nuk u shemb shtëpia. Erdhi nga byppas se kanë vendosur një turbino atje dhe ajo turbina ca gjeti e vuri përpara e solli poshtë”.

“Po u bllokua prapë ajo atë punë do bëjë. Kur ndodhi kjo erdhën kryetari i bashkisë dhe deputeti e panë na thanë do ju ndihmojmë. Erdhi dhe ushtria hoqi ca gurë por pastaj u ndërpre. Po ra shi do bëjë dëm sërish”.

Disa metra më tutje jeton Margarita Ruçi, e cila na tregon muret e çara të banesës dhe gjysmën e ballkonit të shembur…

“Dëm i paparë! Komplet shtëpia mu mbyt një dhomë është jashtë funksioni plaçkat i kam hedhur poshtë. Gjysma e gurëve këtu kanë mbet pa i hequr. Ka ende gurë këtu. Po të bie një shi i madh do bien mbi shtëpi. Dua të vlerësohem për gjithë dëmet, më kanë dhënë demshperblim por jo për gjithë dëmin.

“Na mbyti bypass i Vlorës” – thotë ajo – teksa kërkon nga institucionet nuk marrin masa për të parandaluar humbjen e jetëve.

“Se gurët vijnë nga lart, ne na mbyti bypass vijnë nga lart inertet e rrugës. Ne kemi 30 vite këtu dhe s’ka ndodh asnjëherë. Ajo baza që kanë lënë ata këtu do përfundojë prapë. Sa herë bie shi ne rrimë jashtë. Atë ditë (4 tetor) kemi shpëtuar me sekonda se desh na zunë gurët brenda. Kam paguar leket nga xhepi për të heq disa prej gurëve, por ka akoma. Plaçka të reja s’kam blerë se kam frikë se do ndodhë serish se ata (institucionet) s’po marrin masa. Jetojmë me frikë bashke me burrin. Na rrezikohet jeta!”

Gjatë punimeve kompania i hodhi internetet e rrugës në përrua, tregon Kaso Balilaj, një ndër banorët më të vjetër të zonës.

“Dëmi ne na vjen nga by pas. Inertet që hoqen gjatë punimeve i kanë hedhur në krye të përroit. Dhe në krye të përroit është lënë një tubo (turbine). Arriti puna që gurët të vershojnë të gjitha për poshtë. Unë kam këtu që në 1997 dhe s’ka ndodhur më përpara derisa nisi puna për bypass. Shikojeni porten e kam të lidhur me tel se ma ka hedhur poshtë. Hajdeni shikojeni ka qenë uji këtu (në mes të portës) dhe ka dalë këtej dhe më ka hequr 30 metra mure. A ndiheni të rrezikuar? Ndihemi të falimentuar jo vec të rrezikuar! Na ka marri për fëmijët se kanë ikur fëmija dhe jam vetem me plakën.”

354 familje morën dëmshpërblim mes tyre dhe 5 familjet e lagjes Uji i Ftohtë. Sipas tyre ndihma e dhënë nga bashkia është modeste dhe nuk mbulon gjithë dëmet ne banesa. Halli më i madh është se situata mund të përsëritet pasi Gener 2 vazhdon punimet në bypass. Ky aks rrugor, që lidh Vlorën me Sarandën, është mbyllur për automjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe institucionet e tjera nuk japin asnjë sqarim se çdo të ndodhë në vazhdim. Rruga prej 29 km ka nisur ne 2017, ka kushtuar 56 milionë eurove dhe ende s’ka përfunduar!

Etiketa: Gener 2inderteKryesore1Uji i FtohteVlore

Lajme të lidhura

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital
Uncategorized

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut
Breaking Views

“Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal!” Banderola në protestën e PD, kërkohet largimi i Ramës dhe Ballukut

18:33 - 20/02/26
Para
“Ti dhe jot shoqe, mos harroni që keni dy fëmijë! Dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares, si e organizoi Emiljano Shullazi sulmin?

“Ti dhe jot shoqe, mos harroni që keni dy fëmijë! Dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares, si e organizoi Emiljano Shullazi sulmin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com