GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rezoluta e PPE për Belerin, Rama: Nuk janë të informuar…

16:01 - 05/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta e PPE për Belerin, Rama: Nuk janë të informuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane, miratoi sot një rezolutë të paraqitur nga “Demokracia e Re” e Kryeministrit të Greqisë, ku kërkohet nga autoritetet shqiptare lejimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Rezoluta kujton amendamentin e Raportit të vitit 2022 për Shqipërinë në lidhje me arrestimin nga autoritetet shqiptare të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, amendament i cili u votua me shumicë votash në muajin korrik në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Gjatë asaj seance eurodeputetët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me arrestimin e Belerit nga autoritetet shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore të majit dhe kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm.

Gjithashtu në amandament theksohej se autoritetet shqiptare kanë shkelur prezumimin e pafajësisë dhe kanë penguar kryebashkiakun e zgjedhur të marrë detyrën.

Në rezolutën e sotme dënohen veprimet e qeverisë shqiptare ndaj minoritarit grek, kryebashkiakut të zgjedhur, si dhe “ndërhyrja e drejtpërdrejtë” në procesin zgjedhor, e cila është “kundër vlerave europiane”. Në rezolutën e PPE theksohet se “asnjë vend që tenton të bëhet anëtare e BE-së nuk mundet të veprojë në këtë mënyrë”.

Në të njëjtën kohë, shtohet se “mospërfillja flagrante e qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, të drejtat e minoritetit grek dhe mbi të gjitha acquis europiane krijon një vakum politik midis Shqipërisë dhe BE-së”.

Rezoluta përfundon duke u kërkuar autoriteteve shqiptare të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, si dhe prezumimin e pafajësisë, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative ose të tjera, për të siguruar betimin e Fredi Belerit, e cila siç nënvizohet nuk ka asnjë lidhje me procedimin e drejtësisë.

Lidhur me rezolutën ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”! Një thirrje pa specifikuar se cilave autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë çështje nuk është rezultati i zgjedhjeve, por vendimi i gjykatave, që e kanë refuzuar këtë kërkesë”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet shokuese që e madhja Parti Popullore Europiane të kalonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i ligjit” që bën thirrje për një vendimmarrje të ndryshme na ajo e Prokurorit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatës Speciale më të njëjtin emër. Këto institucione u ngritën me mbështetje të plotë të BE-së dhe SHBA-së dhe ndihmohen nga afër nga SHBA e BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”., vijon reagiamin Kryeministri.

Rama shprehet i gatshëm t’i japë këtij grupimi informacionin e nevojshëm rreth çështjes. “Çështjet e nivelit të lartë hetohen plotësisht, pavarësisht përkatësive politike dhe kjo sinjalizon fundin e një periudhe të gjatë pandëshkueshmërie”, shkruan Rama.

 

Etiketa: beleriKryesore1PPERamarezoluta

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Para
Start perfekt, Skënderbeu blindon “Ivanin e Tmerrshëm”

Start perfekt, Skënderbeu blindon “Ivanin e Tmerrshëm”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com